• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KURRË NË HISTORI…”/ Haradinaj:  SHBA-ja dhe BE-ja gabojnë kur e ndërlidhin TAKSËN me DIALOGUN
Home
Rajon

“KURRË NË HISTORI…”/ Haradinaj: SHBA-ja dhe BE-ja gabojnë kur e ndërlidhin TAKSËN me DIALOGUN

8 May, 2019 k.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkoi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian që të mos e ndërlidhin vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë me shfuqizimin e taksës doganore, të cilën Qeveria e Kosovës ua ka vënë importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

“Është gabim pozicioni, edhe i Uashingtonit, edhe i evropianëve, edhe i Berlinit, edhe i Parisit, t’ia pranojnë kushtin Serbisë, heqjen e tarifës, për të vazhduar dialogun”, tha kryeministri Haradinaj.

Këto komente ai i bëri në tryezën e diskutimit me shoqërinë civile në Prishtinë, me temën “Dialogu Kosovë – Serbi pas takimit të Berlinit”, të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës.

“Koha na ka kushtuar të dyja palëve. Njëzet vjet kanë kaluar që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe ne nuk kemi interes që të hapim sërish çështjen e Kosovës së 17 shkurtit [v.j. ditës së shpalljes së pavarësisë], se këtë Kosovë të 17 shkurtit e ka mbyllur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë”, tha Haradinaj, duke përjashtuar çdo mundësi që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të shtrihet edhe në çështjen e kufirit dhe sovranitetit të Kosovës.

“Kosova është shtëpi e të gjithëve dhe është mirë që debati dhe temat të kalojnë nganjëherë në tavolinën tuaj dhe jo vetëm në tonën, si të partive ose vetëm të institucioneve”, tha kryeministri Haradinaj.

Në debat mori pjesë edhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet, i cili tha se Samiti i Berlinit ka konfirmuar rëndësinë që palët të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjore, me qëllim që të arrihet normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai e komentoi edhe idenë e lansuar qysh vitin e kaluar nga protagonistët e dialogut Kosovë – Serbi për ndryshim apo korrigjim të kufirit, të cilën e cilësoi si joadekuate.

“Ndryshimi i kufijve nuk funksionon dhe as nuk ka funksionuar kurrë në histori”, tha ambasadori zviceran, sipas të cilit, nëse lëvizin kufijtë, arsyet e konfliktit nuk do të thotë se do të zgjidhen.

Tryeza e sotme pasoi Samitin e Berlinit, të mbajtur më 29 prill, ku kancelaria gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, morën dakordimin e Prishtinës dhe Beogradit për vazhdimin e dialogut në Paris, më 1 korrik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PUNO PAK, HA SHUMË DHE BËJ QEF"/ Kandidati për kryebashkiak shpalos platformën: Bufat...
Previous article LARGIMI I OPOZITËS/ Zëvëndësohen krerët e komisioneve. Murrizi dhe Hajdari...

k.autor

Postime të ngjashme

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT