• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETËHELMIMI I 16 VJEÇARES/ Shokët dhe shoqet e shkollës: Adela ishte e urtë, e shihte botën me… (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

VETËHELMIMI I 16 VJEÇARES/ Shokët dhe shoqet e shkollës: Adela ishte e urtë, e shihte botën me… (VIDEO)

8 May, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Yll i bukur thonë ata që e njihnin. Dhe në fakt e tillë ishte. Adela Caci, vetëm 16 vjeç ka prekur zemrat jo vetëm të familjes së saj por edhe mbarë opinionit, me gjestin e rëndë të vetëhelmimit me fostoksinë, pas kërcënimeve dhe përndjekjes nga një bashkëmoshatar, nxënës në të njëjtën shkollë me të në Berat, në gjimnazin profesional. Dje Adelës ju dha lamtumira nga familja, pasi humbi jetën nga konsumimi i fostoksinës. Historia që lë pas është mjaft e trishtë. Një vajzë vetëm 16-vjeçare e larguar nga kjo botë në kulmin e rinisë, kur jeta e saj në fakt sapo kishte nisur. Një 17-vjeçar, D.K, e kishte kërcënuar vajzën me mesazhe dhe telefonata të vazhdueshme në telefon duke i thënë se do t’i publikonte video të sajën që ai e kishte siguruar.

Adela Caci dhe djali 17-vjecar i arrestuar

E reja, një vajzë mjaft e urtë dhe paqësore siç shokët e saj të shkollës e përshkruajnë, e ndjerë nën presionin e djalit, ka vendosur të ndërmarrë aktin ekstrem duke pirë fostoksinë. Nga Spitali i Beratit ajo u transportua në QSUT në Tiranë, ku edhe ndërroi jetë. Burime nga ky spital thanë për Shqiptarja.com se përjetimet e vetë mjekëve ishin mjaft të rëndë. E kishin shumë të vështirë të mos i rridhnin lot, kur panë gjendjen e rëndë të vajzës vetëm 16-vjeçare. Të njëjtat burime thanë se ajo erdhi në gjendje kome, në orët e para të mëngjesit të dy ditëve më parë, dhe ndërroi jetë shumë pak orë më pas. Familjarë të shumtë ishin në ambientet e spitalit, ku dhimbjen që thuajse i plaste shpirtin mund ta shprehnin vetëm me të qarë e britma për jetën e humbur. Ashtu, të lënduar dhe të hidhëruar nga kjo ngjarje, në fjalët e tyre nuk kanë munguar edhe tronditja dhe dënimi i gjestit të rëndë të djalit që kishte kërcënuar vajzën e tyre.

Prindërit nuk kishin kuptuar asgjë nga tronditja që po kalonte vajza e tyre. Edhe pse një ditë para aktit ekstrem u ka treguar se ndihej e shqetësuar nga shoku i shkollës. Gjithçka u kuptua nga telefoni i vajzës pasi ajo ndërroi jetë. Aty kishte mesazhe të shumta nga 17-vjeçari, i cilu u arrestua menjëherë nga policia.

Por si ishin dy të rinjtë në shkollë?

Nxënës të shkollës profesionale në Berat, thonë se Adela ishte një vajzë mjaft e heshtur, ama në fytyrën e saj thuajse ëngjellore nuk mungonte buzëqeshja dhe reflektimi në sy se jeta për të ishte me ngjyra.

“E njihnim si vajzë shkolle, nuk e dinim që kishte probleme. Ai ishte një djalë në shkollë, nuk e njihja e kam pasur edhe në 9-vjecare. Adela ishte një vajzë e lumtur në pamjen e jashtme, nuk krijonte asnjëherë probleme. E shikonte botën me ngjyra. Nuk shfaqte asnjë problem apo shqetësim nga pamja e jashtme. Është rasti i dytë që ndodh, por nuk është se kemi pasur të tilla probleme”, shprehet një nxënëse e shkollës.

Vetë djali ishte problematik. Me mungesa në orët mësimore dhe i shoqëruar me grupe të rinjsh që shpesh të japin drejtim në rrugën e gabuar.

“Viti i dytë. Disa njerëz thonë për dicka tjetër, disa të tjerë për dicka tjetër. Djali i mirë nuk ishte, mesa rrija unë. Nuk e di…Ishte e papritur kur e morëm vesh, na erdhi keq. Djali nuk vinte në shkollë. Kur vajti në vit të parë njohu shoqëri të gabuar. Adela ishte vajzë shumë e urtë. Nuk e kishim menduar të vriste veten”,tregon një prej nxënëseve të shkollës për gazetarin e Report Tv, Aldo Kozarja.

Adoleshentja ishte banuese në fshatin Duhanas, ndërsa shkollën e bënte në gjimnazin profesional në qytetin e Beratit, ku ishte nxënëse në vitin e parë. Në të njëjtin gjimnaz është nxënës edhe përndjekësi i saj, D.K, tashmë i arrestuar.

Adela la një brengë të madhe në zemër familjarëve , dy prindërve Haxhi e Entuela si dhe dy motrave Luna e Paula.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM MBI RE"/ Publikohen fotot e para të Almedës me të birin
Previous article DËSHTON PROTESTA NË MIRDITË/ PD me 10 veta, nxjerr edhe nxënësit e shkollave në rrugë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TË PËRFSHIRË NË RRJETIN E TRAFIKUT TË KOKAINËS/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Në momentin e dorëzimit të drogës… Aktualitet

TË PËRFSHIRË NË RRJETIN E TRAFIKUT TË KOKAINËS/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Në momentin e dorëzimit të drogës…

SITUATA E ZJARREVE NË VEND/ Ministri i Mbrojtjes: Operacione nga toka dhe ajri në Dajt, Pukë e Mirditë! S’ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE NË VEND/ Ministri i Mbrojtjes: Operacione nga toka dhe ajri në Dajt, Pukë e Mirditë! S’ka rrezik për zonat e banuara

PAMJET E FRIKSHME NGA AKSIDENTI NË DURRËS/ Momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME NGA AKSIDENTI NË DURRËS/ Momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT