• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA EFEKTIVES/ Shefi i Shtabit i ushtrisë letoneze: Zarife Hasanaj humbi jetën përpara stërvitjes
Home
Intervista

VDEKJA EFEKTIVES/ Shefi i Shtabit i ushtrisë letoneze: Zarife Hasanaj humbi jetën përpara stërvitjes

7 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Intervista, Sociale

Leitnant Gjenerali Leonids Kalnins, shefi i shtabit i ushtrisë në Letoni, në një intervistë telefonike për Top Channel tregon rrethanat e incidentit të rëndë në Kamp Adazi, ku humbi jetën ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj dhe u plagosën dy të tjerë.

Ushtaraku më i lartë në Letoni flet edhe për gjendjen shëndetësore të dy ushtarakëve të plagosur.

Me gjeneralin Leonids Kalnins bisedoi gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.

Gjeneral, mund të na tregoni se çfarë ndodhi në bazën ushtarake ku humbi jetën ushtarakja shqiptare?

Mëngjesin e së hënës, në orën 09:13 po zhvilloheshin disa trajnime. Ushtarakët shqiptarë po bënin përgatitjet pikërisht për këtë trajnim. Gjatë këtyre parapërgatitjeve ndodhi një shpërthim i disa mjeteve ushtarake. Për momentin ne nuk e dimë se çfarë lloj mjetesh kanë shpërthyer, pasi ka nisur një hetim për këtë aksident. Nuk do të doja të flisja më tej me detaje se çfarë mjeti shpërthyes ishte, pasi do të ishte një spekulim. Jam në pritje të rezultateve të këtij hetimi të cilat do të bëhen publike për grupin ushtarak dhe për qytetarët shqiptarë.

Mund të na thoni se kush e përbën grupin hetimor të kësaj ngjarjeje?

Kjo detyrë i është besuar Policisë Ushtarake bashkë me Policinë e Shtetit, një grup prokurorësh specialë.

Për ta qartësuar situatën. Incidenti ndodhi gjatë trajnimit apo gjatë një misioni real për demontimin e minave të vërteta?

Ka ndodhur përpara trajnimit të vërtetë. Trajnimi ishte i përbashkët me kontigjentin polak të një kompanie tankesh. Ata po tentonin të realizonin një qitje reale të ngjashme me situatë lufte. Ekipi shqiptar po përgatiste zonën nga ku më pas do të zhvillohej trajnimi në bazë të specifikave të caktuara.

Incidenti ndodhi në një laborator mësimor brenda bazës apo në një fushëbetejë të improvizuar?

Ndodhi në një fushë ku misioni i tankeve ishte të gjuanin.

Ky incident i rëndë a ka ardhur si pasojë e një gabimi njerëzor apo diçka tjetër?

Nuk dëshiroj të them asgjë për momentin nëse është një gabim njerëzor apo një aksident sepse hetimi është në vijim e sipër. Ky vendtrajnimi në Letoni ka 90 vite që përdoret. Se çfarë mjetesh ushtarake kanë shpërthyer ne nuk e dimë ende, pasi jemi duke mbledhur provat dhe më pas do të dalim në konkluzione posaçërisht se çfarë ka shpërthyer.

Në të shkuarën në këtë bazë a ka patur incidente të ngjashme?

Fatkeqësisht, po. Në vitin 2011 7 anëtarë të Gardës Kombëtare u plagosën gjatë stërvitjes nga të cilët njëri humbi jetën. 6 të tjerët mbetën të gjallë, por njëri ka pësuar dëmtime të forta.

Nga këndvështrimi juaj, ajo që ndodhi mund të ishte evituar?

Ne i marrim shumë seriozisht çështjet e sigurisë gjatë trajnimeve. Të gjithë ushtarakët, përfshi ata shqiptarë janë të mirëtrajnuar pasi ka procedura standarde për ata që përfshihen në misionet e heqjes së minave. Ne i besojmë të gjitha ato mjete që përdorim në trajnime. 1 në 10 milionë është probabiliteti për të ndodhur diçka e tillë. Është një ngjarje për të adhur shumë keq dhe ngushëllimet e thella shkojnë tek ushtarakët shqiptarë. Unë besoj se ushtarakët shqiptarë janë ndjekës besnikë të të gjitha rregullave dhe për të ekzekutuar me përgjegjësi detyrat. Këto trajnime përfshijnë ushtarakë të 9 shteteve të ndryshme. Ndodhin çdo ditë. Kompanitë e tankeve zhvillojnë ushtrime taktike për specialitetin e tyre, ndërsa skuadra IOD që është nga Shqipëria kanë detyrat e tyre në fushëbetejë.

Kush është përgjegjës për këtë ngjarje?

Kemi një hetim. Duhet të presim e të shikojmë se kush e shkaktoi këtë aksident tragjik. Më pas, do të vendosim atë çfarë do të dalë nga hetimi.

Si është gjendja shëndetësore për dy oficerët e tjerë që u plagosën?

Njëri prej dy ushtarakëve ka plagë të lehta. Dje, pas përfundimit të vizitës në spital, ai ka dalë nga spitali dhe ndodhet në bazë. Ndërsa oficeri tjetër është në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve, në spitalin e Rigës.

Situata shëndetësore e këtij ushtaraku a është kërcënuese për jetën?

Po, jeta e tij është në një rrezik të madh.

Si do ta përshkruani rolin e ushtarakëve shqiptarë në vendin tuaj në kuadër të një misioni të NATO-s?

Ky është një shembull ekselent se si ne bashkëpunojmë brenda organizatës më të madhe dhe më të fortë ushtarake si NATO. Përfshirja e ushtarakëve shqiptarë është tepër e vlerësuar nga ana jonë për ardhjen e tyre në Letoni, për të zhilluar aftësitë tona mbrojtëse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARA SUPER SFIDËS CHAMPIONS/ Tifozët përcjellin me brohoritma Barcelonën nga hoteli (VIDEO)
Previous article GJESTI OFENDUES NDAJ TORINOS/ Ja dënimi shembullor për tifozin e Zonjës së Vjetër" (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani Aktualitet

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

ZJARR NË HEKAL TË BALLSHIT/ Digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren Aktualitet

ZJARR NË HEKAL TË BALLSHIT/ Digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ Disa automjete përplasen pranë Maminasit Aktualitet

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ Disa automjete përplasen pranë Maminasit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT