Arma që vrau Tupac Shakur u gjet në një kopësht në Compton vetëm një ditë pasi një nga rivalët më të mëdhenj të rrugës së Tupac u vra nga një bandë. Ky është informacioni më i ri i cili vjen nga media TMZ. Kjo tingëllon si koincidenca më e çuditshme, por po … Orlando Anderson, një anëtar i njohur i Crips të Southside, u vra nga një bandë, në Compton, më 29 maj 1998. Ndërsa TMZ njoftoi për herë të parë se Arma Glock me kalibër 40 që u përdor për të vrarë Tupac u gjet 30 maj.
Tani këtu është ajo që e bën këtë ngjarje misterioze. Anderson dhe Tupac ishin rrahur bashkë në Grand MGM vetëm pak orë para se TuPac të vritet në Las Vegas. Një teori e gjatë thotë se Anderson dhe Crips e vranë TuPac për tu hakmarrë. Anderson ishte një prej të dyshuarve në vdekjen e Tupac, edhe pse ai kurrë nuk u akuzua. Por Anderson gjithashtu u vra në mënyrë të mistershme vetëm pak ditë pas vrasjes së rreperit TuPac.
Siç kemi thënë, arma e vrasjes së Tupac u gjet pak ditë më pas në oborrin e Compton ku ishte shtëpia e të dashurës së një nga anëtarëve të bandës Crip, që kishin mosmarrëveshje me Tupac-un.
Lidhja midis 2 krimeve: Tupac dhe Anderson … Tupac është vrarë … Anderson është vrarë … Arma që qëlloi mbi Tupac gjendet në oborin e të dashurës së mikut të Anderson-it që kishte armiqësi me Tupac dhe u akuzua si një nga vrasësit e tij, një ditë pasi ky i fundit vritet.
E çuditshme është se askush nga policia sot nuk e dinë se ku është ajo armë. Ky informacion është zbuluar nga një prej policëve që meren me dosjen e Tupac të cilët duan të zbulojnë cështjen pasi ,siç e dimë, askush nuk është akuzuar ndonjëherë për vdekjen e Tupac. Përgatiti AlpeNews.al


