“Po të mos ishin ata do kisha rezistuar vetëm pak minuta” kështu tregon italiani Loreno Casini, për aksidentin që për pak i mori jetën, nëse nuk di ishte për 4 djem shqiptarë, që i cilëson heronj, e që i falënderon publikisht.
Ai e rrëfen historinë për mediat italiane, duke treguar me detaje ndodhinë e trishtë që e bëri të mendohet mirë, teksa makina e tij doli nga rruga dhe për pak gjeti vdekjen i bllokuar në ujë.
Ngjarja sipas tij ka ndodhur me 8 dhjetor, kur 67-vjeçari italian ishte duke udhetuar me makinen e tij, por doli nga rruga, dhe makina iu kthye permbys ne kanal. Ai tregon se u perpoq te hapte deren, por ajo ishte e bllokuar. Tentoi disa here me gjithë forcën por sipas tij ishte e pamundur.
“Uji po arrinte ne fyt”- tregon ai historine, e cila nuk turperohet ta thote se i ndryshoi gjithe paragjykimet qe kishte per shqiptaret.
Ai nuk permend emra, por i quan ata heronj, 4 ëngjëj të zbritur nga qielli për ta shpëtuar atë.
Ata po kalonin me makinë në momentin që italiani po luftonte të dilte nga mjeti i tij brenda kanalit./ panorama



