Moti i keq, dhe kryesisht dallgët kanë vonuar tragetin nga Brindisi në Vlorë, në linjën e tyre direkte.
Raportohet se shkak ka qenë nisja me vonesë, por edhe dallgëzimi i cili arrin deri në 7 ballë.
Njoftohet nga Porti i Vlorës se është pezulluar lundrimi për një kohë të pacaktuar për anijet e vogla të peshkimit.
/ Përgatiti: AlpeNews.al


