• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUJTON DËSHMORËT/ Ministri Lleshaj: 224 policë kanë rënë në krye të detyrës, nga VITI…
Home
Politikë

KUJTON DËSHMORËT/ Ministri Lleshaj: 224 policë kanë rënë në krye të detyrës, nga VITI…

5 May, 2019 k.autor Politikë

Mesazhin e tij në ditën e dëshmorëve të atdheut e dha edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një deklaratë për mediat.

Lleshajka theksoi se krahas dëshmorëve që dhanë jetën për liri, sot nderohen edhe dëshmorët që kanë rënë nga radhët e Policisë së Shtetit në krye të detyrës në luftën kundër krimit, në mbrojtje të sigurisë publike.

Lleshaj: Sot përkujtojmë mijëra shqiptarë që kanë dhënë jetën si Dëshmorë të Atdheut në luftërat për liri dhe pavarësi.

Por sot përkujtojmë edhe qindra dëshmorë të Atdheut nga radhët e Policisë së Shtetit, që e dhanë jetën në një luftë dhe në një front tjetër: në luftën kundër krimit, në mbrojtje të sigurisë publike, në një front të brendshëm.

Më tej ministri shtoi se nga viti 1990, 224 punonjës të Policisë së Shtetit kanë dhënë jetën e tyre në krye të detyrës.

Lleshaj: Ky numër shumë i lartë punonjësish policie të rënë në harkun e pothuajse tri dekadave është dëshmi e dy realiteteve:

Nga njëra anë, ky numër tregon një zhvillim politiko-shoqëror jo normal, i cili ka prodhuar një situatë kriminale të pazakontë edhe në kontekstin historik të vendit tonë;

Nga ana tjetër, numri i lartë i dëshmorëve nga radhët e Policisë së Shtetit tregon se përballja me krimin ka qenë e ashpër, e vështirë por edhe heroike.

Shumë nga ata dhanë jetën, në momente të vështira për familjet e tyre, të cilat përballeshin me sfida të shumta sociale e ekonomike, sfida me të cilat, një pjesë e madhe e tyre, përballen edhe sot.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ITALIANËT DO NJOHIN MUZIKËN SHQIPTARE"/ Flasin binjaket që po çmendin Italinë
Previous article ËSHTË NË "RADARIN" E SHUMË SKUADRAVE/ Mbrojtësi i kombëtares kërkohet nga kampionët e Greqisë...

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT