• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Berisha komenton lidhjen e tij me tre Prokurorët e Tahirit
Home
Breaking News

Berisha komenton lidhjen e tij me tre Prokurorët e Tahirit

24 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar çdo lidhje farefisnie me tre prokurorët që bënë mbrojtjen e akuzës ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores. Duke iu përgjigjur akuzave të dala në media se tre prokurorët nga Tropoja, ishin kushërinj të tij dhe djalit të tij, Berisha tha sot në “Studio e Hapur” në News24 se ka lidhje me ta, aq sa ka lidhje me bashkëshorten e ish-ministrit Saimir Tahiri që quhet Fatlinda Berisha dhe është nga Kosova.

Berisha: Sali Berisha ka lidhje me tre prokurorët, aq sa ka lidhje me zonjën Tahiri që është nga Kosova. Zero lidhje! Ky është vetëm geni primitiv i krahinorizmit të Edi Ramës ku si i mbytur kërkon të mbështetet. Asnjë lloj lidhje me të, përveçse janë nga Tropoja. Si e shoqja e Saimirit. Ky është Noriega. Noriega gjeti si pretekst se këta qenkan kushërinj të mi. Njëri kushëri i im, tjetër i djalit.

Sulo: Operacioni në Babicë, ju publikuat i pari videon. Ka një akuzë se videon ua ka dhënë prokurori?

Berisha: Absolutisht jo, nuk ma ka dhënë prokurori. Burimi tjetër krejtësisht dhe jo prokuror. Është hera e parë që dëgjoj për atë prokuror. Vladimir a si. Asnjëherë, asnjë prokuror. Ajo ishte rezervati i Habilajve dhe u kapën 4 ton, 20 mln euro. U shemb toka aty dhe tani na pengoi ky, na prishi operacionin.

Sulo: A e dekonspiruat operacionin?

Berisha: Aksioni atyre, u plasi bomba në dorë. Ai ishte një operacion i organizuar nga Shërbimi i fshehtë që s’ka fuqi zbatuese por prokuroria ka grupin e vet dhe mori dhe policinë.

Rakipllar: I kishte denoncuar Xhafaj?

Berisha: Emri i Xhafajt nuk ka si të mos ishte. Ça ishte ky njoftimi, që thotë ky loloja, po vrapoj në Tiranë. Ishte koha e operacionit të “Fundi i marrëzisë”, Apex i Xhafajt kundër të lotos së Habilajve. Ata erdhën tek Tahiri që Apex i Gon Xhafës po na asgjëson. Tahiri hyri dhe bëri zbutjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kryemadhi plas bombën: Rama-Tahiri qendronin pas skenarit të Tom Doshit, për ekzekutimin e Metës
Previous article AGRON GJEKMARKAJ: Tepelenasit u bënë “gjykatës” të tropojanëve

Redaktor2

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Protestuesja kërkon anulimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe Paketës së Maleve Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Protestuesja kërkon anulimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe Paketës së Maleve

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë Aktualitet

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT