• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TERRORISTI”/ Kush është Bledar Ibrahimi, “profesori” i betuar si ushtar i ISIS i arrestuar në Elbasan (FOTO)
Home
Ekskluzive

“TERRORISTI”/ Kush është Bledar Ibrahimi, “profesori” i betuar si ushtar i ISIS i arrestuar në Elbasan (FOTO)

24 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Bledar Ibrahimi u dëbua nga Italia drejt vendit tone në vitin 2016, por duket se do rikthehet sërish aty pas një urdhëri ndërkombëtar të lëshuar nga Italia. Ku u zbulua lidhjet e tij me element radikalë si dhe kishte dyshime për vendosje  të kontakteve me Shtetin Islamik.

Kush është Bledar Ibrahimi:

Sot gazeta më e madhe italiane  “Corriere della Sera” i kushtoi një profil të gjatë Ibrahimit, pasi zbuloi se lidhjet e tij shkonin shumë thellë. Të dhënat dolën me ndalimin e një pakistanezi pjesë e grupit të shqiptarit. Ibrahimi mbërriti në Itali në moshën 20-vjeçare në një qytezë të Lombardisë, por e mohoi origjinën e tij duke u betuar si ushtar i Kalifatit.

Bledari ndërroi edhe emrin në Facebook, duke u quajtur Yahya Ibrahimi. Në të gjitha postimet ai kërkonte mbrojtjen e Allahut për kalifin e Bagdadit. “Corriere della Sera” shkruan se “emri i Bledar Ibrahimit është më kryesori e më i rëndësishmi në hetimet e antiterrorizmit italian”.

Sipas të njëjtave burime i riu shqiptar ka pasur një rol kyç mes grupeve radikale në Itali. Ai ka pasur kontakte me personave të arrestuar, të dëbuar dhe luftëtarë të ISIS. Në këto komunikime ai njihej me nofkën “profesori”.

Ai u edukua në Egjipt së bashku me motrën e tij dhe burrin e saj italian, por të gjithë u dëbuan nga aty për fundamentalizëm.

Kthimi nga Egjipti në Itali u bë nëpërmjet Frankfurtit gjë që ka ngjallur dyshime te antiterrori. Pas dëbimit edhe nga Italia ai jetonte në Elbasan me gjyshin e tij dhe e kishte të ndaluar hyrjen në vendet e BE për 10 vjet. Sipas policisë, Ibrahimi kërkohej nga drejtësia italiane, ndërsa cilësohej si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në shtetin fqinj.

Arrestimi është bërë pas një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar në mars nga një prokuror italian “për pjesëmarrje në një organizatë terroriste”, tha policia, duke shtuar se i dyshuari do të ekstradohet në ditët në vijim. “Asnjë tolerim për kriminelët dhe fanatiket që importojnë luftë në Itali”, reagoi Mateo Salvini në rrjetet sociale.

Ndaj 28 vjeçarit në 15 prill Interpoli e ka shpallur ne kërkim ndërkombëtar, sipas një vendimi të Prokurorisë, e cila e akuzon për pjesëmarrje në organizate terroriste.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Gjendet e mbytur një grua, policia jep detajet. Çfarë u gjet buzë detit
Previous article E ARDHMJA E TALENTIT NË DILEMË/ Ajaxi kërkon shërbimet e yllit të "Los Blancos", ja surpriza e merkatos

F.autor

Postime të ngjashme

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan Aktualitet

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT