Ditën e sotme në lagjen nr.13,Durrës, është gjetur e mbytur një shtetase e paidentifikuar, rreth 70 vjeçe, me flokë të gjata e të thinjura dhe e veshur me rroba të zeza.
Ne breg të detit janë gjetur një shkop, një çantë ngjyrë e zëzë dhe një pal këpucë ngjyrë blu. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Po punohet për identifikimin e kufomës dhe shkakun e mbytjes.


