• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RIKONSTRUKSIONI I GODINAVE NË QS/ Veliaj: Së shpejti edhe Kampusi Universitar
Home
Politikë

RIKONSTRUKSIONI I GODINAVE NË QS/ Veliaj: Së shpejti edhe Kampusi Universitar

24 April, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, inspektuan punimet e kryera në këtë godinë, duke vlerësuar ndryshimin që ka pësuar ndërtesa në kushte më të mira për studentët.

“Jam shumë i lumtur që kemi ecur me konviktet. Ende pa mbaruar sezoni, pa ardhur vera, kemi mbaruar të pestin, ndërkohë pjesa tjetër është kantier. Kemi rreth 11 godina të tjera në pritje për të filluar. Disa i kemi ndarë me miqtë e tjerë që po na ndihmojnë, si TIKA apo KFË-ja, disa me donatorë, pra sipas nismës adopto një konvikt. Ama, ato që kanë përfunduar janë në kushte shumë të mira, me termoizolim, me nyje higjieno-sanitare, me dushe, me tarraca të rregullta, me hapësira të përbashkëta, me ndriçim led, me rrjet të ri elektrik dhe me salla studimi”, tha Veliaj.

 

Ai theksoi se pas përfundimit të punimeve në ambientet e përbashkëta, me ardhjen e pushimeve verore për studentët, do të nisin puna nëpër dhoma. “Deri në fund të muajit tjetër, me sistemin e partnerëve të bashkisë, do t’i kemi adoptuar të gjitha konviktet. Pasi mbarojnë sezonin dhe pasi mbaron viti akademik, studentët i lënë dhomat e lira, kështu që kolegët tanë të rezidencës universitare futen në nivel kapilar për të bërë rregullimet në dhoma dhe mobiljet e reja. Kur studentët të kthehen në tetor, kjo pjesë e Paktit për Universitetin do të jetë përmbushur”, u shpreh Veliaj.

veliaj-studentet

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini falenderoi Bashkinë e Tiranës për punën e bërë me konviktet, duke theksuar se ky është një model i mirë për t’u ndjekur edhe nga bashkitë e tjera që kanë universitete. “Keni bërë një punë shumë të mirë. Kemi qenë parë disa javësh kur ishte kantier ndërtimi, tani puna kishte mbaruar në pjesën kryesore. Do të doja që modelin që po realizon Bashkia e Tiranës ta përdorim edhe për konviktet që janë pranë universiteteve jashtë Tiranës. Universiteti i Elbasanit dhe i Vlorës kanë marrë përsipër që të bëjnë disa ndërhyrje në konviktet e tyre. Bashkia e Tiranës na ka treguar gjithmonë se me vullnet mund të realizohen gjërat që ndoshta jo gjithmonë janë në kompetencë, por i merrni përsipër dhe i realizoni deri në fund”, tha Shahini.

Krahas punës për konviktet aktuale, Bashkia e Tiranës do të prezantojë shumë shpejt projektin final të kampusit universitar. “Përpara verës duam t’ju prezantojmë edhe me propozimin final për Kampusin Universitar. Ashtu siç po punojmë me shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, me të njëjtin raport dhe me të njëjtën skemë të futemi edhe në Kampusin e ri Universitar. Prej gjithë kësaj energjie me studentët dhe me riparimet në Kampusin e Qytetit Studenti, besoj do mbërrijmë një nga ambiciet tona të Tiranës 1 milionëshe, por me një pol të dedikuar në këtë pjesë të qytetit kryesisht për studim, për akademi, për kërkim dhe për aktivitete sportive dhe rekreative, që besoj se janë një bekim jo vetëm për studentët, por edhe për gjithë komunitetin”, tha Veliaj.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Një avokat i dëshpëruar i grabitjes në Rinas
Previous article BIND SKEPTIKËT PËR GOLAT E SHËNUAR/ Benzema kërcënon serbin Jovic, ja problemi kryesor

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin Aktualitet

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online Politikë

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik Politikë

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT