• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DORËZOHET BASHA “KËRCËNON” DEPUTETËT TË FUTEN NË KUVEND/ Gati edhe kandidatët për bashki
Home
Politikë

DORËZOHET BASHA “KËRCËNON” DEPUTETËT TË FUTEN NË KUVEND/ Gati edhe kandidatët për bashki

21 April, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Në 17 Shkurt opozita vendosi djegien e mandateve pas një proteste te paralajmëruar kundër qeverisë Rama.Nga ajo ditë e deri më sot për më shumë se dy muaj kanë rrjedhur shumë ujëra, janë zhvilluar disa protesta, ka pasur shumë reagime nga ndërkombëtarët, ashtu siç dhe ka pasur edhe gati 25 deputetë që kanë hyrë në Parlament dhe rreth 30 të tjerë presin  marrjen e tij.Pra vendimi për djegien e mandateve nga Lulzim basha dhe Monika Kryemadhi u duk totalisht i nxituar dhe i pakonsultuar.LSI-ja ishte e para që me murgë të heshtur të Monika Kryemadhit urdhëroi futjen e deputetëve të saj të listës në Parlament. Fillimisht Mona reagoi ashpër ndaj rebelëve, por pasi konstatoi se nuk e ndalte dot hemoragjinë, një pjesë të deputetëve që morën mandatin i futi vetë në Parlament.



I ndodhur përballë të njëjtit fakt, pra rrjedhjes nga lista të kandidatëve për deputetë edhe Lulzim Basha ka udhëzuar futjen dhe plotësimin e deputetëve në Parlament.Burime zyrtare nga PD i thanë CNA.al se kreu i PD-së Basha, pas rebelimit të kandidatëve, krijimit të grupit Parlamentar nga Rudina Hajdari, lindjes së Bindjes Demokratike dhe hapave të tyre për të hyrë në zgjedhje, kryedemokrati ndodhet përballë dy problemeve, zgjedhjeve dhe plotësimit të grupit Parlamentar nga rebelët.Problemin e dytë Basha ka udhëzuar të zgjidhet me futjen e kandidatëve të kontrolluar, pra kreu i PD-së ka kërkuar të plotësojë grupin parlamentar duke futur njerëz të cilët janë të kontrolluar prej tij dhe mund të përdoren për të krijuar dimension dhe përplasje brenda opozitës së re parlamentare.

Në lidhje me zgjedhjet, pas deklarimit të Rudina Hajdarit dhe opozitës parlamentare se do të nxjerrin kandidatët e tyre edhe Basha duket si i lëkundur dhe PD paralelisht me organizimin e protestave ka filluar mbledhjen e kandidaturave nga baza për kryebashkiakë.Hyrja e kandidatëve për deputetë në Parlament me urdhër të Bashës është hapi i parë që po i jep zgjidhje problemit të krijuar prej vetë Bashës, kurse futja në zgjedhje duket se kërkon ende kohë, nerva dhe presion politik./CNA.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT "KOKË MË KOKË"/ Autobusi përplaset me një “Range Rover” në aksin nacional Korçë-Kakavijë (FOTO)
Previous article BRENDA SHTËPISË SË ARBANËS/ Ja si po i festojnë Pashkët moderatorja dhe djali

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin Aktualitet

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online Politikë

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik Politikë

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT