• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SITUATA QË FAVORIZON RUDINA HAJDARIN”/ Dy opozita që burojnë nga PD dhe përplasjet për pjesëmarrjen në zgjedhje
Home
Politikë

“SITUATA QË FAVORIZON RUDINA HAJDARIN”/ Dy opozita që burojnë nga PD dhe përplasjet për pjesëmarrjen në zgjedhje

21 April, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Opozita e re zyrtarizoi të premten (19.04.2019) në Parlament formimin e 2 grupeve të reja parlamentare për të mundësuar kështu funksionimin pothuajse normal të Parlamentit shqiptar me 102 deputetë. Sipas Kushtetutës duhen 140 deputetë pjesëmarrës në Kuvend. Njëri grup quhet ”Grupi Parlamentar Demokratik” dhe drejtohet nga deputetja e Partisë Demokratike, (PD) Rudina Hajdari, e cila refuzoi vendimin e PD, në shkurtin e kaluar, për të hequr dorë nga mandati i saj parlamentar. Në këtë grup bën pjesë edhe deputeti  i PD, Myslim Murrizi, që si Hajdari refuzoi të njëjtin vendim si edhe 6 deputetë që morën mandatin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve prej listës së kandidatëve për deputetë të PD, në zgjedhjet parlamentare 2017. Grupi tjetër parlamentar opozitar, i quajtur “Grupi i Pavarur” është formuar nga deputetët e rinj të Lëvizjes Socialiste për Integrim, po nga listat e kandidatëve për deputetë dhe përbëhet po nga  8 deputetë.

Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokratik, deputetja Rudina Hajdari dha të premten detaje për orientimin e grupit dhe synimet e tij. “Grupi Parlamentar Demokratik është formuar në përputhje të plotë me Rregullat e Procedurës së Parlamentit, ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Ky grup formohet sipas një orientimi të djathtë politik që synon zgjidhjen e krizës politike përmes reformimit të sistemit elektoral politik; përfaqësimin e vërtetë dhe  integritetin e demokratëve, të opozitës së qytetarëve në Parlament; integrimin e Shqipërisë në BE”  theksoi kryetarja e grupit, Rudina Hajdari. Por po kaq e rëndësishme sa synimet e grupit duket edhe ideja e një alternative të re politike të djathtë. Rudina Hajdari e artikuloi mjaft qartë kur theksoi se „grupi i saj parlamentar po ecën drejt shndrrimit në një forcë të re politike”.

Albanien, Tirana, Proteste der Opposition gegen die Regierung (DW/A. Ruci)

Lulzim Basha, kreu i PD kërkon në protesta largimin e Edi Ramës dhe qeveri tranzitore

Situata politike – në favor të lindjes së alternativës së re opozitare

Situata politike në Shqipëri e favorizon idenë e Rudina Hajdarit. Janë dy opozita, që burojnë po nga PD, që kanë qëndrime të  kundërta ndaj angazhimit në procesin politik, pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale: opozita e re në Parlament deklaron pjesëmarrjen, tjetra, në rrugë e sheshe deklaron mospjesëmarrjen, për sa kohë nuk do të jetë larguar kryeministri Rama dhe nuk do të jetë ngritur një qeveri kalimtare që të “organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Krijimi i një force të re politike të djathtë do t’i lejojë opozitës së re parlamentare të regjistrohet në KQZ si subjekt politik, të paraqesë kandidatët e vet brenda afateve kohore të parashikuara në Kodin Elektoral dhe të përgatitet për fushatën elektorale. Por shpresat që, opozita e re e përfaqësuar me grupin parlamentar demokratik dhe ajo e protestave, të marrin pjesë në zgjedhjet lokale si një opozitë e tërë nuk janë shuar. Për me tepër zyrtarizimi i 2 grupeve parlamentare opozitare është shoqëruar me përsëritjen e apelit nga faktori ndërkombëtar, drejtuar PD dhe LSI , që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale si një opozitë e plotë. “Opozita ka nevojë për të biseduar me njëra- tjetrën dhe me qeverinë për të gjetur një zgjidhje për një pjesëmarrje të plotë në  zgjedhje. Është koha për dialog,” apeloi këtë fundjavë Ambasadori i BE në Tiranë, Soreca.

Albanien, Tirana, Proteste der Opposition gegen die Regierung (DW/A. Ruci)

PD – nuk do lejojmë zhvillimin e zgjedhjeve lokale

Por shenjat se palët mund të ulen në tryezën e bisedimeve ende mungojnë. Kryeministri Rama ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se „mandati që i kanë dhënë votuesit PS, të qeverisë vendin deri në 2021, nuk mund të negociohet. PS nuk jep pushtet në tavolinë. Opozita të vijë në pushtet me anë të votës, konkurrimit në zgjedhjet parlamentare të rradhës, në 2021.”

Në aksionin e deritanishëm politik të opozitës janë vetëm protestat dhe jo dialogu. Protestat e saj antiqeveritare rifillojnë në muajin e ardhshëm, më 11 Maj. Por përveҫ mospjesëmarrjes PD deklaroi së fundmi, se do “të pamundësojë përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar dhe qytetar, mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga krimi i organizuar dhe paratë e pista që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA LODHJA TEK KAPSLLËKU/ 5 shenjat që po të jep trupi për të treguar se ke nevojë për më shumë kalori
Previous article “PO PERËNDON..."/ Spartak Ngjela bën deklaratën e fortë: Asgjë nuk mund...

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin Aktualitet

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online Politikë

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik Politikë

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT