• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MANDATI/ Ralf Gjoni: Zgjedhja e Metës president, ishte dita e mortit për LSI-në
Home
Politikë

MANDATI/ Ralf Gjoni: Zgjedhja e Metës president, ishte dita e mortit për LSI-në

12 April, 2019 F.autor Politikë

Deputeti Ralf Gjoni ishte i ftuar mbrëmë në studion e “Natë me Xhaxhiun”. Deputeti e nisi bisedën duke treguar një ndodhi të vitit 1985, pikërisht më 11 prill të atij viti, ditë kur vdiq diktatori Enver Hoxha.

“Me 11 prill kur vdiq Enveri më ka dhënë një dru të mirë babai. Zbrita poshtë shtëpisë, jetonim tek Xhamlliku dhe i shihja të gjithë duke qarë, edhe fëmijët po ashtu. Ata më pyetën ‘po ti pse nuk qan’. Ju thashë se unë nuk kam qarë kur më vdiq gjyshi jo më do qaj për Enverin.

Futem në shtëpi dhe i tregoj babit, ai më tërheq për flokësh. Më thotë më mirë të të vras unë se sa të na vrasin ata të gjithë si familje.

Nuk e harroj si 10 vjeçar frikën e prindërve të mi ndaj atij sistemi, dhe nuk e imagjinoj dot që edhe sot të kemi frikë nga diçka e tillë”, tregoi ai.

Gjoni e lidhi këtë ngjarje me atë çfarë i ndodhi ditën kur mori zyrtarisht mandatin e deputetit, ku teksa ishte nisur për në sallën e Parlamentit, u sulmua me bojë në fytyrë poshtë banesës së tij.

Ai tha lidhur me këtë se tek pragu i shtëpisë nuk e priste, sepse në të kundërt do të kishte marrë masa, “por tani që ka ndodhur, kam marrë masa dhe do të mbrohem” tha ai.

“Dorën e fal, mendjen nuk e fal. Nuk kam frikë. Besoj tek forca ime dhe e familjes sime. Besoj tek miqtë e mi, tek policia, tek miqtë me influencë që më rrethojnë dhe përkrahin. Nëse ndodh më do kenë një problem të madh, kaq mund te them”, tha Gjoni, duke folur për incidentin me bojën që u hodh ndaj tij.

Gjoni tha se 90% e anëtarëve të LSI mbeten miqtë e tij.

“Jam ende anëtar i LSI madje edhe i Komitetit Drejtues Kombëtar i zgjedhur nga anëtarësia. Ju bëj thirrje drejtuesve të LSI që të mbajnë një qëndrim korrekt ndaj emrave të listës shumë emërore të deputetëve të saj. Unë i kam bërë një nderë shumë të madh duke qenë në Parlament. Meta më ka thënë kur me ka vendosur në listë se ti do të jesh në Parlament ndërsa më vuri të 11. A e di LSI këtë gjë apo jo…?”, tha Gjoni.

Deputeti u shpreh se midis tij dhe Metës nuk ka ndodhur asgjë, duke theksuar se ka patur qëndrimin se ai nuk duhej të bëhej president, pasi sipas tij, kjo shënoi edhe mortin e LSI.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËDHËNIA ME ILIR METËN/ Kryemadhi: Se pyes fare se çfarë bëj me LSI-në, sot në partinë time s’do t’ia dijë më njeri për të
Previous article FESTON SOT DITËLINDJEN/ Nuk ta besoni sa vjeç mbush Genta Ismajli (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT