• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËDHËNIA ME ILIR METËN/ Kryemadhi: Se pyes fare se çfarë bëj me LSI-në, sot në partinë time s’do t’ia dijë më njeri për të
Home
Politikë

MARRËDHËNIA ME ILIR METËN/ Kryemadhi: Se pyes fare se çfarë bëj me LSI-në, sot në partinë time s’do t’ia dijë më njeri për të

12 April, 2019 F.autor Politikë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, foli në emisionin “I Ftuari” në A2, për marrëdhënien e saj me presidentin e Republikës, Ilir Meta, njëkohësisht bashkëshorti i saj.

Kryemadhi u shpreh se me Ilir Metën ndan qëndrime të ndryshme dhe se i shmang diskutimet për LSI-në me të.

Kryemadhi thotë se Meta nuk do t’i digjte kurrë mandatet.

Madje, ajo thekson se presidenti ishte jashtë vendit në atë kohë dhe nuk pati mundësi të ndikonte te deputetët e LSI-së.

“Me Ilir Metën ndajmë qëndrime të ndryshme. Çfarë unë kam sot në politik i kam nga puna ime.

Pavarësisht, si bashkëshort, Ilir Meta nuk më ka penguar asnjëherë. Po themi në aspektin që të dish ku të jesh mirënjohëse.

Mund të ishte edhe një bashkëshort që nuk të lë të dalësh nga dera e shtëpisë dhe sot ka shumë të tillë.

Më ka lejuar të jem kjo që jam. Por nga ana tjetër, pavarësisht qëndrimeve, ku ai mund të jetë radikal për gjëra të tjera dhe unë mund të jem tolerante për gjëra të tjera.

Sa i përket sjelljes së LSI e kemi shumë të vështirë që të diskutojmë.

Unë i shmangem debateve sepse… debatet tona mund të jenë shumë të egra dhe shumë të forta, sa i përket sjelljes time si LSI dhe sjelljes së dikurshme të Ilir Metës si kryetar i LSI.

Kemi dy mentalitet të ndryshme. Ilir Meta kërkon të ketë stabilitet. Unë jam kundër stabilitetit të një individi.

Unë jam për stabilitetin e shqiptarëve. Politikës trutë t’i dalin, shqiptarët të jenë të qetë.

Nga ana tjetër, Ilir Meta ka qenë dhe do të jetë kundër djegies së mandateve, por kjo gjë shyqyr Zotit ndodhi dhe ai nuk ishte në Shqipëri dhe nuk pati mundësi të ndikonte te deputetët e LSI.

Ky është edhe fakti që Edi Rama nuk e priste kurrë, duke e njohur mirë Ilir Metën që nuk do ta bënte këtë gjë.

Ai ja dha shansin LSI-së të dalë mbi barrierat e krijuara më përpara”, u shpreh Monika Kryemadhi.

Ajo tha se me gjendjen aktuale të vendit duhet të destabilizohet politika dhe të stabilizohet ekonomia e vendit.

Më tej, Kryemadhi u shpreh se në politikë nuk është për t’i shërbyer Ilir Metë , por njerëzve që e votuan.

“Mos harrojmë se Shqipëria është një vend shumë i vogël dhe problemet shpërndahen me vonesë.

Nëse ne si klasë politike nuk do të jemi të aftë për të krijuar atë që shqiptarët kanë më shumë nevojë sot.

Jo stabilitetin e politikës, por ne duhet ta destabilizojmë politikën dhe të krijojmë stabilitet ekonomik për shqiptarët dhe për të ardhmen e tyre. Kjo do të thotë se secili nga ne duhet të lërë diçka nga vetja, pushteti, për të ndërtuar një strategji të qartë për të ardhmen e shqiptarëve.

Ne kërkojmë të heqim liderin e fortë dhe të vendosim sistemin e fortë.

Në fillim e kemi ndjerë mungesën e Ilir Metës në parti, pasi kishte persona që ishin aty pasi donin Ilir Metën, tani jo më.

Unë nuk jam në politikë për t’i shërbyer Ilir Metës, as për t’i shërbyer LSI-së. Unë jam në politik për t’iu shërbyer atij grupi njerëzish që jo vetëm më voton mua, por garanton dhe sistemin.

Por sot nuk ka teatër, sot shqiptarët nuk kanë bukë të hanë”, u shpreh Monika Kryemadhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËDHËNIET DIPLOMATIKE MIDIS DY VENDEVE/ Rama takon kryeministrin kinez. Premtimi për shqiptarët
Previous article MANDATI/ Ralf Gjoni: Zgjedhja e Metës president, ishte dita e mortit për LSI-në

F.autor

Postime të ngjashme

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT