• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFERENCA NË BERLIN/ Ministrja Balluku: Fokus BURIMET e rinovueshme dhe siguria energjetike
Home
Politikë

KONFERENCA NË BERLIN/ Ministrja Balluku: Fokus BURIMET e rinovueshme dhe siguria energjetike

9 April, 2019 k.autor Politikë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka marrë pjesë në forumin e nivelit të lartë “Energy Transition Dialogue”, që është zhvilluar në Berlin të Gjermanisë, me pjesëmarrjen e ministrave dhe përfaqësuesve të shoqatave të energjisë nga 90 vende të botës. Qëndrueshmëria e burimeve të rinovueshme si dhe siguria energjetike kanë qenë në fokus të diskutimeve të mbajtura në konferencë, por edhe në takimet me ministrat homologë.

“Berlin Energy Transition Dialogue” është një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare përsa i përket energjisë, që zhvillohet çdo vit në Berlin. Këtë vit, temat kryesore që janë diskutuar ka qenë qëndrueshmëria e burimeve të rinovueshme si dhe siguria energjetike, çështje të cilat janë shumë të rëndësishme dhe për Shqipërinë. Ne jemi duke punuar për diversifikimin e energjisë së rinovushme, jo vetëm të prodhuar nga uji, por të prodhuar edhe nga parqet eolike, apo parqet fotovoltaike”, është shprehur ministrja Balluku pas përfundimit të konferencës.

Konferenca është zhvilluar nën kujdesin e Qeverisë Federale Gjermane, ndërsa ministri i Ekonomisë dhe Energjisë, Peter Altmaier si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Heiko Maas kanë marrë fjalën në forum, duke nënvizuar rëndësinë që i kushton qeveria e tyre zhvillimit të sektorit të energjisë së rinovueshme.

Në këtë kontekst ministrja Balluku ka theksuar: “Vëmendja e Qeverisë Federale Gjermane në çështjet e energjisë është një nga nxitësit kryesor të zhvillimeve në Europë, gjithashtu një mbështetëse kryesore ndaj Qeverisë Shqiptare për çështjet energjetike dhe energjinë e rinovueshme. Gjatë takimeve të sotme me kolegët e mi, të cilët vinin nga 90 vende të botës, kemi shkëmbyer shumë ide dhe mendime për zhvillimin energjetik në të ardhmen”.

Konferenca e nivelit të lartë ministror, “Energy Transition Dialogue” në vitet e fundit është shndërruar në një forum udhërrëfyes për zhvillimet në sektorin e energjisë. Në takimin e këtij viti fokusi i diskutimeve ishte tranzicioni i integruar drejt energjisë së rinovueshme, çka do të ketë një impakt të ndjeshëm në uljen e nivelit të shkarkimeve të CO2 në atmosferë.

Gjithashtu gjatë forumit, theksi u vendos tek gjetja e një ekuilibri mes zhvillimit të sektorit energjitik dhe mbrojtjes së mjedisit, si një nga objektivat mbarëbotërore, në kushtet e emergjencës ku planeti ndodhet.

Në forum spikatën si folës dhe figura të shquara me kontribute të veçanta në fushën energjetike apo në sensibilizimin e rrezikut mjedisor, të cilët treguan eksperiencat e tyre të vyera në procesin e rëndësishëm, por dhe të vështirë të tranzicionit të energjisë si Komisionerja Dr. Amani Abou-Zeid dhe ish-Presidentja e Irlandës, Znj. Mary Robinson.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA POLITIKE/ Kryemadhi pas takimit me Palmer: Hallet tona i zgjidhim me njëri-tjetrin
Previous article GRABITJA E 2 MILION EUROVE NË RINAS/ Kush është kompania e sigurisë që u godit edhe në vitin 2016

k.autor

Postime të ngjashme

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve Politikë

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027 Politikë

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT