Kompania që është grabitur sot në terminalin e Rinasit është “Nazeri 2000”.
Kjo kompani është grabitur edhe më parë, po në Aeroportin e Rinasit në vitin 2016.
Tre vite më parë, ka ndodhur vjedhja e bujshme e 3 milion eurove brenda pistës së Aeroportit të Rinasit.
Edhe në këtë periudhë sasia e parave transportohej nga kompania “Nazeri 2000” në bashkëpunim me kompaninë tjetër të sigurisë fizike, “Jaguar”.
Burime të “Panorama” bëjnë të ditur se grabitësit kanë hyrë në terminalin e Aeroportit të Rinasit më një furgon të Tatimeve dhe të veshur si agjentë të Hetimit Tatimor.
Gjatë tentativës së grabitjes ka pasur shkëmbim zjarri, ku ka mbetur i vrarë një person.
Ndërkohë që grabitësit janë larguar në drejtim të Fushë Krujës. Disa minuta më vonë kjo makinë e përdorur prej tyre është gjetur e djegur në Urën e Brarit.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se aktualisht janë grabitur rreth 2 milion euro./ PANORAMA


