• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A DO FORMOJË PARTI TË RE? Rudina Hajdari: Besoj se është koha e duhur për…
Home
Intervista

A DO FORMOJË PARTI TË RE? Rudina Hajdari: Besoj se është koha e duhur për…

8 April, 2019 F.autor Intervista, Politikë

Rudina Hajdarit, deputetes së Partisë Demokratike që refuzoi të linte mandatet bashkë me pjesën tjetër të kolegëve të saj në respekt të vendimit ekstrem politik të ndërmarrë nga kryetari Basha, iu bë një profil i pazakontë, tipik i një politikaneje rebele ndaj drejtuesve, në studion e emisionit “Open” të Eni Vasilit në ekranin e Top Channel.

Nga protesta e studentëve, te 8 dhjetori i Rinisë dhe deri te vendimet e fundit të PD-së, këto janë vetëm disa prej hapave që sinjalizuan distancimin e Rudina Hajdarit nga opozita e udhëhequr prej Bashës, duke sulmuar thuajse njësoj PD dhe PS. Megjithatë, duket se ka një arsye për gjithçka. A janë amerikanët pas Rudina Hajdarit?

“Sigurisht që unë këshillohem me miq të huaj, kam punuar në Kongresin amerikan, por nuk besoj dhe nuk mendoj se jam e privilegjuar prej tyre.

Unë jam pjesë e komisionit të Jashtëm, atij të Integrimit, dhe interesohem nga afër për procesin e integrimit të Shqipërisë.

Ne duhet të shohim një lloj mekanizmi që t’i provojmë liderët tanë në opinionin publik”, tha Hajdari.

Një tjetër dilemë e ngritur nga publiku, është a po përgatitet Rudina Hajdari të formojë një parti të re?

“Nuk besoj se është momenti për këtë gjë. Unë besoj se është koha e duhur për të bërë disa reforma të rëndësishme, si ajo e Kodit Zgjedhor, që do të sjellë shumë ndryshime, e ndoshta edhe ndryshim të sistemit politik.

Ajo që dua unë të shoh është të kemi një tryezë që përfshin të gjithë faktorët politik, që të flasë për një reformë të thellë qoftë për partitë politike, ashtu dhe për Kodin Zgjedhor”, tha më tej Hajdari.

E kritikuar për artikulim jo të mirë nga Anila Basha, deputetja e PD-së thotë se gjithçka vjen si pasojë e të jetuarit për një kohë të gjatë jashtë.

“Ndoshta komunikimi im ka ndonjë të metë, por më mirë me një të metë të tillë, por që flet sinqerisht”, tha ajo.

Por si do të bindë popullin dhe të tjerët, ta votojnë atë për drejtimin e një opozite, qoftë edhe të vogël?

“Nëse më jepet mundësia, ndaj jam këtu, do t’iu kërkoj të tjerëve të më besojnë për ndryshimin e vendit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PHOTO OF THE DAY/ Ja tabela në Angli që po çmend rrjetin...
Previous article VRASJA EKSTREMISTIT/ Grekët “ringjallin” Kacifasin në SHBA, në ditën e Pavarësisë sulmohet Shqipëria

F.autor

Postime të ngjashme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT