• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA EKSTREMISTIT/ Grekët “ringjallin” Kacifasin në SHBA, në ditën e Pavarësisë sulmohet Shqipëria
Home
Breaking News

VRASJA EKSTREMISTIT/ Grekët “ringjallin” Kacifasin në SHBA, në ditën e Pavarësisë sulmohet Shqipëria

8 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kostandinos Kacifas, ekstremisti grek, i cili për disa orë me rradhë kërcënoi sigurinë e banorëve të Bularatit përpara se të qëllohej për vdekje nga forcat RENEA, është trajtuar si hero nga komuniteti grek në Boston të Shteteve të Bashkuara.

Ndërsa gjatë një parade të organizuar në nder të Përvjetorit të Pavarësisë, portreti i tij është mbajtur në duar, ndërsa nuk munguan as thirrjet që lartësonin figurën e tij.

Ditën e dielë, grekët të mbledhur në kryeqytetin e Masacusets, përkujtuan kryengritjen helene kundër osmanëve.

Por, cuditërisht, gjatë gjithë aktivitetit, u vërejtën thirrje dhe banderola me përmbajtje shoviniste dhe ultra-nacionaliste që shigjetonin kryesisht Shqipërinë.

Shembull është edhe ky mbishkrim ku lexon “Për 105 vite Shqipëria ka thyer Akordin e Protokollit të Korfuzit. Vorio Epiri është ende duke vuajtur.”

Ajo që është për t’u shqetësuar konsiston tek fakti se në rradhët e organizatorëve të paradës përfshiheshin Konsullata e Përgjithshme e Greqisë, Federata Heleno-Amerikane e Nju Ingland dhe Metropoliti Grek Ortodoks i Bostonit.

Duke patur parasysh se Konsullata është një institucion zyrtar që përfaqëson Athinën, thirrjet me prapavijë nacionaliste mund të konsiderohen të papranueshme, duke qënë se përmbajnë qartësisht pretendime territoriale dhe mesazhe që kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Shqipërisë./oranews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A DO FORMOJË PARTI TË RE? Rudina Hajdari: Besoj se është koha e duhur për...
Previous article GUARDIOLA MERR LAJMIN E MIRË/ Ja ylli që rikthehet në stërvitje në prag të sfidës Champions

F.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT