• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PALMER NË SHQIPËRI/ “Zëri i Amerikës”: Me Bashën dhe Kryemadhin foli në telefon. Vizita s’ka lidhje me situatën
Home
Politikë

PALMER NË SHQIPËRI/ “Zëri i Amerikës”: Me Bashën dhe Kryemadhin foli në telefon. Vizita s’ka lidhje me situatën

8 April, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, nisi sot vizitën e tij në Tiranë, me një takim të gjatë me kryeministrin Edi Rama. Vizita e tij e gjen Shqipërinë në një moment politik të pa precedent, kur opozita është tërhequr nga parlamenti duke dorëzuar në bllok mandatet e deputetëve të saj dhe ka zgjedhur protestat për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kalimtare që të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohëshme.

Eshtë pikërisht kjo arsyeja që vizita e zotit Palmer shihet me një interes të veçantë në Tiranë, ndonëse sipas burimeve diplomatike, bëhet fjalë për një vizitë të programuar më parë dhe pjesë e një turi diplomatik të tij në disa vende të rajonit.

Në muajin shkurt, pas protestës së dhunshme të opozitës para selisë së qeverisë dhe bërjes publike të vendimit për të “djegur mandatet”, zyrtari amerikan pati telefonata me dy drejtuesit kryesorë të opozitës, kryetarin demokrat Lulzim Basha dhe kryetaren e Lëvizjes socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës në atë kohë, se zoti Palmer “i këshilloi” dy kryetarët e partive “kundër dorëheqjeve të koordinuara dhe në masë të deputetëve të opozitës nga parlamenti, pasi kjo do të dëmtonte përpjekjet për reforma dhe do të dëmtonte një institucion të rëndësishëm të demokracisë” si dhe të hedhin poshtë dhe të dënojnë publikisht gjithë dhunën.

Takimi i zotit Palmer me kryeministrin Rama ka zgjatur rreth 90 minuta. Ka qenë vetë zoti Rama i cili ka njoftuar shkurtimisht mbi temat e bisedës përmes një postimi në Twitter.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer”, shkruan zoti Rama, duke e renditur çështjen e zhvillimeve të brendshme politike, në fund të listës së temave të diskutuara më zyrtarin amerikan, duke hedhur poshtë kështu zërat se synimi i vizitës ishte një përpjekje për zgjidhjen e krizës politike.

Zoti Palmer do të vijojë nesër takimet me presidentin Ilir Meta dhe drejtuesë të opozitës.(VOA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETVENDOSJA NË SHQIPËRI/ Pjesëmarrja në zgjedhjet e 30 qershorit dhe pika KRYESORE në program
Previous article "JE BËRË SI GRUA 50-VJEÇE"/ Kiara Tito i mbyll gojën ndjekësit me 2 fjalë (FOTO+VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe... Aktualitet

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe...

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT