• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DYSHIME PËR RRËMBIM/ Humbet kontakti me Inez Hajrullën, policia verifikon pistën e zhdukjes së tij
Home
Breaking News

DYSHIME PËR RRËMBIM/ Humbet kontakti me Inez Hajrullën, policia verifikon pistën e zhdukjes së tij

10 October, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Vlorës ka nisur verifikimet pas humbjes së kontakteve me Inez Hajrullën, i njohur si “Ini i Çones”, i shpallur në kërkim nga autoritetet. Rrethanat e rastit mbeten të paqarta, ndërsa deri tani nuk ka konfirmim zyrtar se ai është rrëmbyer.

Sipas informacioneve të raportuara, policia ka kontaktuar babanë e tij, Robert Hajrulla, i cili ka deklaruar se nuk ka komunikuar me të birin gjatë dy ditëve të fundit. Ai ka shpjeguar se, për shkak se Inez ndodhet në kërkim ndërkombëtar, nuk komunikojnë domosdoshmërisht çdo ditë. Sipas tij, beson se i biri mund të jetë jashtë vendit.

Dyshimet për fatin e Hajrullës u ngritën pasi miqtë e tij të afërt humbën kontaktet me të. Sipas dëshmive të tyre, ai ndodhej në Tiranë dhe dyshohet se është marrë nga persona të veshur me jelekë që ngjanin me ata të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Miqtë pretendojnë se, pasi tentuan të mësonin se në cilin komisariat ishte shoqëruar, u informuan se ai nuk rezultonte i arrestuar. Ky zhvillim shtoi shqetësimet dhe dyshimet për një përfshirje të mundshme të personave të tjerë, por këto pretendime ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Për momentin, nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një pengmarrje të mundshme nga grupe rivale apo për rrethana të tjera që lidhen me humbjen e kontakteve. Policia po verifikon informacionet për të sqaruar çfarë ka ndodhur.

Inez Hajrulla është në kërkim me urdhër të SPAK-ut, nën dyshimet për përfshirje në vrasje dhe grup të strukturuar kriminal. Sipas informacioneve të publikuara, ai mori drejtimin e grupit pas vrasjes së Edison Harizajt, i njohur edhe si Edison Faqedjeguri, në vitin 2018.

Hajrulla është raportuar gjithashtu si person i përfshirë në konflikte me grupe të tjera kriminale në Vlorë. Megjithatë, lidhja e këtyre konflikteve me humbjen e kontakteve me të nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale
Previous article NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja sa do të shiten nafta dhe benzina

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori amerikan, Eric Wendt takon kreun e SPAK, Klodian Braho dhe drejtuesin e BKH Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori amerikan, Eric Wendt takon kreun e SPAK, Klodian Braho dhe drejtuesin e BKH

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja sa do të shiten nafta dhe benzina Breaking News

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja sa do të shiten nafta dhe benzina

NDODH NË SHKODËR/ Arrestohet 23-vjeçari për transport ilegal emigrantësh drejt Malit të Zi Aktualitet

NDODH NË SHKODËR/ Arrestohet 23-vjeçari për transport ilegal emigrantësh drejt Malit të Zi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT