• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VETVENDOSJA NË SHQIPËRI/ Pjesëmarrja në zgjedhjet e 30 qershorit dhe pika KRYESORE në program
Home
Ekskluzive

VETVENDOSJA NË SHQIPËRI/ Pjesëmarrja në zgjedhjet e 30 qershorit dhe pika KRYESORE në program

8 April, 2019 F.autor Ekskluzive, Politikë

Lëvizja Vetëvendosje tashmë do të jetë zyrtarisht edhe në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga anëtari i kësaj lëvizje, Hysamedin Feraj, i cili shkruan në facebook se kjo lëvizje ka depozituar me datë 11 mars të këtij viti, në Gjykatën e Tiranës kërkesën për regjistrimin në Shqipëri.

Në këtë mënyrë Vetvendosja bëhet e para parti që pas Luftës së dytë Botërore që ekziston dhe është e pranishme edhe në Shqipëri edhe në Kosovë duke vendosur kështu një standard të ri.

Ajo që vihet re është se me regjisrimin në Gjykatë në këtë moment, Vetvendosja po përpiqet të arrijë zgjedhjet e 30 qershorit ndonëse vjen si e panjohur për votuesit shqiptarë.

Duket se partia kerkonë të “shfrytëzojë” të gjithë boshllëkun e lënë nga opozita pas djegies së mandateve gjë që do të sillte një tjetër ndryshim pas pranimit të mandateve nga deputetët e listave të opozitës.

Kujtojmë këtu se dhe momenti i zgjedhur nga Vetvendosja duket i menduar. Kjo pasi në gjithë debatin që zhvillohet prej muajsh, Vetvendosja e ka pasur dhe e ka ende si pikë të parë e kryesore në program, bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri synon ta realizojë qëllimin përmes veprimtarisë në vijim:

Ngritjen e urave të komunikimit dhe projekteve të bashkëpunimit me shoqërinë civile, sferën akademike dhe intelektuale, sindikatat dhe studentët, në Shqipëri, Kosovë e në trevat shqiptare të rajonit të Ballkanit, si dhe me bashkatdhetarët që jetojnë në mërgim.
Bashkëpunimin me organizata shqiptare dhe të huaja që kanë vlera të përbashkëta me Qendrën.
Hartimin e analizave në lidhje me çështjet kombëtare, ekonomike, institucionale, gjeopolitike, arsimore, shëndetësore, sindikaliste, biznesore, mjedisore, të drejtave të grave dhe socio-kulturore që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien shoqërore dhe çështjen kombëtare shqiptare, si dhe organizimin e prezantimeve publike për to.
Përfshirja në veprimtari publike e qytetarëve të profesioneve dhe rajoneve të ndryshme në lidhje me problematikat shumëdimensionale të prodhimit e të krijimit.
Realizimin dhe pjesëmarrjen në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
Organizimin e fushatave publike ndërgjegjësuese në lidhje me qëllimin e Qendrës.
Nxitjen e angazhimit aktiv dhe demokratik qytetar në lidhje me publiken.
Studimi dhe analiza e marrëdhënieve mes dy Republikave shqiptare në lidhje me:
Bashkëpunimin institucional në zbatimin e marrëveshjeve ndërqeveritare.
Marrëdhëniet tregtare, bashkë me avokimin për eliminimin e barrierave që pengojnë krijimin e një tregu të përbashkët dhe unionin doganor Shqipëri–Kosovë.
Avokimi për një sistem të përbashkët energjetik Shqipëri–Kosovë.
Paraqitjen e propozimeve për marrëveshje të reja Shqipëri–Kosovë.
Avokimi për një politikë të jashtme të përbashkët dhe për një politikë e strategji të përbashkët Shqipëri-Kosovë të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare.
Avokimin për bashkimin e institucioneve qendrore kulturore dhe të trashëgimisë kulturore, arsimore, shkencore, si dhe të ligave të ndryshme të sportit në nivel profesionist në Shqipëri dhe Kosovë.
Avokimi për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në trevat e tyre autoktone në Ballkan.
Monitorimin, analizimin dhe paraqitjen e alternativave në lidhje me marrëveshjet rajonale, e më gjerë, që ndikojnë drejtpërdrejt në çështjet publike e kombëtare.
Analiza e mediave dhe opinionit publik në Republikën e Shqipërisë, dhe trevat e tjera shqiptare të rajonit.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RITA ORA MBËRRIN NË KOSOVË/ Ja momenti i daljes në aeroportin e Prishtinës (VIDEO)
Previous article PALMER NË SHQIPËRI/ "Zëri i Amerikës": Me Bashën dhe Kryemadhin foli në telefon. Vizita s'ka lidhje me situatën

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT