Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është kthyer me një gjuhë të ashpër dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit, pas protestës së zhvilluar tek Universiteti Bujqësor kundër një ndërtimi që po kryhet te pjesa e fidanishtes.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se nuk e kishte pritur që PD do të protesonte për zbatimin e tokave nga shkollat.
“Ty or çun te dhente Zoti jete sa me te gjate qe ta shkaterrosh gjer ne fund partine e vjehrrit tend! Që do e degjeneroje PD te protestonte shkollen 9 vjecare te Koder Kamzes ne toke private e jo zaptimet e basteve ne UBT, nuk e kishte enderruar asnje socialist! Jepi gaz!”,shkruan Veliaj.


