Ambasada amerikane ne Tiranë ka dhënën një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që janë të interesuar për të shkuar në SHBA, duke tërhequr vëmendjen të shohin me kujdes kohën e skadimit të pasaportës.
Me një njoftim në faqen e vet në “Facebook”, Ambasada amerikane bën me dije se “ligjit amerikan, një udhëtar duhet të ketë një pasaportë të vlefshme gjashtë muaj përtej periudhës së planifikuar të qëndrimit”. Por ka edhe nje tolerancë.
Postimi i ambasadës së SHBA:
Do të udhëtoni për në SHBA dhe pasaporta juaj është në prag të skadimit? Lutemi kini parasysh se sipas ligjit amerikan, një udhëtar duhet të ketë një pasaportë të vlefshme gjashtë muaj përtej periudhës së planifikuar të qëndrimit. Gjithsesi, ju mundeni që të udhëtoni me të dyja pasaportat: të vjetrën me vizë të vlefshme dhe me pasaportën tuaj të re.



