• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“REKTORI NUK ËSHTË MBRET…”/ Rama i përgjigjet studentës: Është më rehat se çdo…
Home
Politikë

“REKTORI NUK ËSHTË MBRET…”/ Rama i përgjigjet studentës: Është më rehat se çdo…

3 April, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Një studente e vitit të 5-të e Fakultetit Ekonomik, i tha kryeministrit Edi Rama se për sa kohë që qeveria fajëson rektorin për një sërë problemesh në universitete, pse nuk bëhet një ligj për ta shkarkuar atë.

“Ai nuk është mbret. Është një person si të gjithë të tjerët”, tha studentja.

Në përgjigje, nuk mungoi ironia e kryeministrit, i cili tha se rektori nuk është mbret por është më rehat se çdo mbret.

“Nuk është mbret por është më rehat se çdo mbret. Unë besoj personalisht, që ligji aktual i arsimit të lartë, fuqia që ligji i jep të gjitha strukturave të tjera janë të mjaftueshme pa llogaritur fuqinë që ka çdo student që e patë vetë kur bëheni bashkë që rektori reago brenda 24 orësh. Kjo është rruga më e shëndetshme, dhe do të vendosë një standard tjetër sjellje të rektorit dhe rektoratit me gjithë pjesën tjetër.

Se ka ndodhur protesta dhe i vetmi që nuk e ka marrë vesh dhe rrezik akoma nuk e di, është rektori. Kjo është pikëpyetje në radhë të parë për ju si studentë.

Rektorin e keni aty, më afër se Ministria. Sidoqoftë nuk është për të shmangur përgjegjësinë por për të shpjeguar dhe ilustruar që autonomia është edhe përgjegjshmëria juaj”, tha Rama.

Deklaratat e tij u bënë në sallën COD në Kryeministri në kuadër të ciklit të bashkëbisedimeve me studentët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA E OPOZITËS PARA KUVENDIT/ Arrestohet 29 vjeçari. Pamjet filmake e nxjerrin hapur (DETAJET)
Previous article ZBULON FILLIMIN E KARRIERËS SË TIJ/ Van Dijk rrëfen: Klubet më të mëdhenj nuk deshën të...

k.autor

Postime të ngjashme

"ATA ME KAPUÇ, DO T'I NDJEKIM KËMBA KËMBËS"/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos Politikë

"ATA ME KAPUÇ, DO T'I NDJEKIM KËMBA KËMBËS"/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias Aktualitet

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin Politikë

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT