Ne lidhje me protestën e zhvilluar më datën 03.04.2019, para Parlamentit të Shqipërisë, në përfundim të veprimeve të kryera dhe pas kqyrjes së pamjeve filmike , u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : Olsi Albarjami, 29 vjeç nga Elbasani.
Shtetasi i lartpërmendur gjatë protestës ka kryer veprime të kundraligjshme ndaj punonjësve të policisë, veprime këto të dokumentuara me pamje filmike, si dhe më pas ky shtetas është rrahur nga protestuesit me pretekstin se ishte punonjës policie dhe ishte i infiltruar në protestë. Po këtë shtetas e ka publikuar në rrjetin social facebook shtetasi Sali Berisha duke e etiketuar si punonjës policie. Po në lidhje me protestën janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 7 shtetas si dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë dhe po punohet për kapjen e tyre.




