Kuvendi ka bërë gati procedurat për sigurimin e ndërtesës në kompani private pas dëmtimeve që kanë shkaktuar protestuesit e opozitës.
Protestat e opozitës para parlamentit janë shoqëruar me akte dhune, ku nuk kanë munguar edhe dëmtimet. Në protestat e fundit u dëmtua edhe trau i sigurisë së jashtme pranë sallës së seancave plenare, ndërkohë që edhe tek porta e hekurit ka pasur dëmtime, aq sa punonjësit e Gardës u detyruan që edhe ta mbulojnë me metal.
bëhet me dije se Kuvendi ka bërë gati procedurat për sigurimin e ndërtesës në kompani private.
Fondi limit i vendosur në dispozicion ësthë 800,000.00 Lekë dhe procedurat mësohet se kanë nisur në 12 janar të këtij viti.
Në këtë mënyrë, kryeparlamentari Ruçi ka marrë të fgjitha masat për sigurimin e godinës së Kuvendit, edhe nëse protestat e opozitës përshkallëzohet.


