• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË SHKODËR/ Dinamika e atentatit, takimi i fundit i dy vëllezërve tek dera e shtëpisë
Home
Breaking News

VRASJA NË SHKODËR/ Dinamika e atentatit, takimi i fundit i dy vëllezërve tek dera e shtëpisë

31 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Astrit dhe Brahim Bilali janë dy viktimat e radhës në Shkodër, të ekzekutuar në një atentat në hyrje të shtëpisë së tyre.

atentati-bilali

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ku referuar burimeve mësohet se vëllezërit u takuan në portën e banesës dhe sapo u bashkuan, dy persona kanë qëlluar me breshëri automatiku, duke i lënë të vdekur në vend.

“Në datë 30.03.2019, rreth orës 09:45, në lagjen ‘Guerile’, në vendin e quajtur ‘Zooteknika’, nga persona ende të paidentifikuar janë vrarë me armë zjarri shtetasit A. B. 59 vjeç, dhe B. B., 61 vjeç, (vëllezër)”, njoftoi Policia. Skema duket pothuajse e njëjtë me atentatet e tjera në qytetin verior. Autorët qëllojnë me breshëri ndaj objektivit të tyre dhe largohen për të djegur mjetin dhe për të humbur çdo gjurmë.

Menjëherë, në vendin ku u qëlluan dy vëllezërit Bilali, mbërriti dhe një ambulancë e Spitalit Rajonal të Shkodrës, por të gjitha tentativat kanë qenë të kota, sepse ata kishin humbur jetën nga plumbat e marrë. Mësohet se në Polici kanë telefonuar qytetarë, të cilët kanë dëgjuar krismat dhe pas kësaj, vendi i ngjarjes është mbushur me forca të shumta Policie dhe hetues të krimeve. Megjithëse Policia e Shkodrës, së cilës mësohet se i janë bashkuar edhe hetues nga Tirana, ka nisur hetimet intensive, ende nuk ka asnjë autor të dyshuar për vrasjen.

VRASJA

Dëshmi nga vendi i ngjarjes tregojnë se Astrit Bilali ka qenë në një lokal të lagjes, nga ku është ngritur i qetë dhe pa shfaqur shenja nervozizmi, për të takuar te dera e shtëpisë së tij të vëllain, Brahimin. Sapo Astrit Bilali ka mbërritur dhe ka takuar vëllain, dy persona i janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre, duke i lënë të vdekur në vend.

Dyshohet se në kohën që Brahim Bilali po priste vëllain e tij te dera e shtëpisë, një mjet tip “Mercedes benz” është ndalur aty në afërsi, duke pritur që dy vëllezërit të bëhen bashkë. Sapo vëllezërit Bilali janë takuar me njëri-tjetrin, kanë vërshuar plumbat e automatikut, ndërsa dyshohet se është qëlluar edhe nga një armë tjetër. Policia dyshon se janë dy autorë që kanë qëlluar në drejtim të vëllezërve Bilali, të cilët kanë qenë të maskuar në mënyrë që askush të mos i identifikojë. Menjëherë pas vrasjes, autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur duke humbur kështu gjurmët.

Në vendin e ngjarjes mbërritën dhjetëra forca Policie, mes së cilëve edhe ato të FNSH, duke nisur menjëherë hetimet dhe kërkimet për autorët e mundshëm. MAKINA Pak minuta pas vrasjes së dyfishtë dhe jo shumë larg nga vend i ngjarjes, Policia konstatoi një makinë tip “Benz”, e cila ishte duke u djegur. Pas lajmërimit të repartit të zjarrfikësve, që bëri të mundur shuarjen e flakëve, hetuesit filluan këqyrjen e mjetit.

Referuar burimeve, thuhet se mjeti tip “Benz”, me targë AA 369 RV, nuk është djegur plotësisht, duke rritur shpresat se nga këqyrja dhe aktet e ekspertimit do të gjenden të dhëna me rëndësi që do të bëjnë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Autoritetet kanë dyshime se targat e kësaj makine janë false dhe ajo mund të jetë e grabitur me qëllim kryerjen e krimit, por kjo mbetet të verifikohet nga hetimet.

Ndërkohë, burime thonë se hetimet parapake për këtë ngjarje janë duke u bazuar në pistën e ndonjë hakmarrje të mundshme, megjithëse vëllezërit Bilali nuk ruheshin dhe silleshin lirshëm në qytet, çka tregon se ata nuk ishin në dijeni të ndonjë kërcënimi të mundshëm. Në pyetje janë duke u marrë familjarë dhe të afërm të viktimave, në lidhje me ndonjë dyshim apo pistë, për të cilën do të hetohet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SE DINTE QË ISHTE LIVE/ Trejsi Sejdini bën veprimin që e flliqi përpara fansave: Të q* r*pt...
Previous article PSG GJEN PASARDHËSIN E BUFFONIT/ Sheiku gati ta bëjë portierin më i paguar në botë spanjollin...

F.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT