Deputeti i PD, Flamur Noka njihet tanimë për natyrën e tij paksa agresive, sjelljen politike impulsieve, qasjen publike polemizuese me zhurmë dhe duke futur në punë veç toneve të larta dhe xhestikulacioneve, edhe duart e këmbët. Ndaj jo rrallë herë e kemi parë të nxehur në sallën e seancave plenare të Kuvendit dhe në mbledhjet e Komisionit Parlamentar të Sigurisë ku përplaset me kryetaren Ermonela Felaj.
Kjo ka çuar në bërjen e tij një personazh mediatik që më shumë përmendet prej tyre për sjelljen e papërshtatshme, sesa për idetë politike. Duke sjellë herë pas here edhe marjen e masave ndaj tij, sipas asaj që përcakton rregullorja e Parlamentit. Rastet më të shumta të degradimit të situatave, është interesante të thuhet se, nuk i ka patur për mbrojtje të vetvetes por për ish kryetarin e Partisë Demokratike dhe ish Kryeministrin Sali Berisha. Duke i dhënë vetes atributet e një lloj “badigardi” publik e verbal të Berishës.
E njëjta situatë, pothuajse kopje edhe e të tjerave ka ndodhur dhe sot ku deputeti Noka është ngritur dhe ka mbajtur pezull seancën për disa minuta.
Kryeministri Edi Rama i vuri një epitet paraardhësit të tij Sali Berisha, pas akuzave që ky i fundit tha ndaj tij në foltore, kur iu referua çështjes Tahiri dhe krimit. Rama e quajti Berishën ‘llaxore’, një term popullor i përafërt me fjalën thashethemaxhi i zhurmëmadh. Pikërisht ky term acaroi deputetët e opozitës e më pas Noka iu afrua foltores për të ndërprerë Ramën ndërkohë që ai po vijonte të fliste.
Është dashur ndërhyrja e kryetarit të kuvendit, Gramoz Ruci që Noka të dalë nga salla.
NJE RAST I PERSERITUR
17 Nëntor 2016: Në kujtesë ka mbetur një deklaratë e Flamur Nokës drejtuar kryeministrit Rama, se ai nuk mund të fliste në parlament para zotit Berisha.
Pas fjalës së kreut të grupit parlamentar demokrat Edi Paloka është ngritur të flasë kryeministri Edi Rama.
Në këtë kohë ka qenë i menjëhershëm reagimi i Flamur Nokës i cili e ka bllokuar Ramën duke ia zënë vendin në foltore dhe nuk e la të fliste me pretendimin se e ka rradhën ish-kryeministri Sali Berisha.
DEBATI:
Leskaj: Ulu në vend se nuk e merr dot me dhunë fjalën
Noka: Harroje se flet kush këtu përvec Sali Berishës se ia ke përmend emrin
Noka-Ramës: Shko ulu. I ka thirrur emrin, harroje, mos t’ja thirrte emrin zonja. Paloka tha pastaj Berisha, mbaroi Paloka, flet Berisha pastaj ti.
Leskaj: Ulu në vend mos thyej rregulloren. Ndërpresim seancën dhe ndërkohë zoti Noka ju tërheq vërejtjen.
Pas ndërprerjes së seancës për pesë minuta, Nënkryetarja e Kuvendit të asaj kohe Valentina Leskaj deklaroi se deputeti i PD-së Flamur Noka do të përjashtohet nga seanca plenare pasi ky i fundit nuk i dëgjoi thirrjet e saj për tu ulur.
E gjithë kjo erdhi pasi deputetë të opozitës nuk e lejuan kryeministrin Edi Rama të flasë nga foltorja e Parlamentit, ndërkohë ish kryeministri Berisha qëndronte në foltoren e Kuvendit.
16 Shkurt 2017: Nëse kujtojmë të gjitha rastet më të forta të përplasjeve që kanë ndodhur në parlament gjatë viteve të fundit, një nga më të spikaturit është po ai i Nokës, por me Erion Braçen. Këtë herë deputeti nuk e la vetëm me fjalë, por edhe e goditi kolegun e i tij, siç mund ta shohim edhe në videon më poshtë:
Rasti në fjalë: Ndërsa ish kryeministri Berisha po fliste nga podiumi duke akuzuar qeverinë Rama si të lidhur me krimin, deputeti socialist Erion Braçe, por replikonte me të nga vendi. Kjo duket nuk i ka pëlqyer deputetit demokrat, ish ministrit të brendshëm Flamur Noka, i cili është ngritur menjëherë nga vendi i tij dhe ka shkuar e goditur deputetin Braçe. Ndërhyrja e deputetëve të të dy palëve ka shmangur përkeqësimin e situatës. Seanca u ndërpre për pak minuta dhe më pas u mësua përjashtimi i deputetit demokrat Flamur Noka. Ish kryeministri Berisha e mbrojti veprimin e deputetit Noka.
12 Tetor 2017: Gjatë kohës kur Berisha mbante fjalën për procedurë, duke kundërshtuar deklaratat e Bushatit, sipas opozitës, kryeministri e ka ofenduar jashtë mikrofonave. Deputeti Flamur Noka kërkoi fjalën për procedurë për të marrë masa Ruçi që të mos lejojë kryeministrin të ofendojë deptuetet e PD. Ruçi nuk ia dha fjalën për procedurë duke e argumentuar se fjalën do e merrte pasi të fliste deputeti i LSI-se, Shezair Rrokaj i cili tashmë kishte dalë në foltore. Kjo solli dhe tensionimin e situatës. Noka i ra dhe foltores me dore dhe kërkoi nga Ruçi zbatimin e procedures.
Deputetët e PD-së bllokojnë foltoren. Noka i bie foltores.
Deputetët e PD-së bllokojnë foltoren. Noka i bie foltores.Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/deputetet-e-pd-se-bllokojne-foltoren-perjashtohet-flamur-noka/
Posted by Ora News on Donnerstag, 12. Oktober 2017
Përgatiti: AlpeNews.al


