• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Juncker thatë është tapë, Vlahutin trafikante”, Bushati opozitës: Boll me e-maile në PE
Home
Shqipëri

“Juncker thatë është tapë, Vlahutin trafikante”, Bushati opozitës: Boll me e-maile në PE

14 December, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Pasi kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se po pengon integrimin e vendit, duke e përcjellë këtë si një feedback nga ndërkombëtarët në parlament, ish-kryeministri Sali Berisha tha se këto akuza janë të pavërteta dhe absurde. Sipas Berishës opozita ka bërë gjithçka për integrimin e vendit.

Por në debat është përfshirë edhe Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Buuhati i cili i kujtoi opozitës akuzat për Presidentin e KE-së Juncker dhe ambasadoren e BE, Vlahutin. Bushati madje akuzoi opozitën se ka çuar e-maile në Parlamentin Europian kundër integrimit.

Berisha: Akuzat se opozita po pengon integrimin janë absurde të pavërteta dhe burojnë nga një mentalitet, nga një background që ka bllokuar murin e ndërtimit të integrimit të Shqipërisë. Opozita shqiptare gjatë 4 viteve ka bërë gjithçka për integrimin e vendit. Opozita nuk ka bllokuar qoftë edhe një akt të vetëm, një marrëveshje, një ligj, një proces që kërkohet për integrimin e Shqipërisë në BE. Opozita ka ngritur fuqishëm zërin për dekriminalizimin e parlamentit, duke i bërë një shërbim vendit dhe integrimit të tij në BE. Nuk them se opozita ka qenë e përsosur por nuk ka shqiptar që mund të thotë sot se ato që tha opozita nuk ishin të vërteta. Ne ngushëllohemi me këtë. Ne jemi pushtet moral, ajo është detyra jonë. Ne bëmë gjithçka që në ditët e para për të parandaluar kanabizimin e Shqipërisë. Ku e kuptuam ne? E kuptuam tërësisht nga beteja. Çfarë ndodhi. Në një kohë kur zotrote bëje konferenca për të numëruar sukseset e Shqipërisë në luftën kundër kanabizimit, vendi mbulohej nga kanabisi në 4 anët. Opozita shqiptare do të bënte vetëvrasje nëse nuk do denonconte kanabisin e vendit.  Mendoni ju se Departamenti i Shtetit lëshon raporte të bazuara në opozita shqiptare. Departamenti i Shtetit lëshon raporte i bazuar në agjencitë e veta. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë deklaroi se është shndërruar në qendër operacionale të krimit të organizuar. Gjeneron krim dhe destabilitet, vend kryesor i kanabisit. Juncer mik i madh i shqiptarëve, e çfarë tha? Do shihet ecuria për 6 muaj.

Bushati: Berisha tha që Juncker është mik i Shqipërisë, por dikush nga opozita tha se ai ishte i pirë kur doli me Ramën. Që ai është i blerë nga Edi Rama. Për Vlahutin dikush tha më parë se është trafikante dhe komuniste.
Boll me emaile në PE, se na dërgohen edhe ne. Boll më me lojëra kalamajsh në PE. E doni kontributin për procesin e integrimit mbështesni me vepra konkrete reformën në drejtësi. Boll më me bejte nëpër dritare “Facebooku”. Ndryshoi Shtëpia e Bardhë thatë tani do iki Donald Lu nga Shqipëria. Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e SHBA-ve ndaj Shqipërisë, as Maqedonisë e madje as Hungarisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ministri i Brendshëm Francez viziton Shqipërinë/ Zbulohet axhenda e takimeve
Previous article PORTRET DEPUTETI/ Flamur Noka, ose investimi i çuditshëm për të shijuar kënaqësinë e të qenurit problem!

Redaktor2

Postime të ngjashme

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT