Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme në Tiranë, ku u plagos me thikë futbollisti 21-vjeçar, Olsi Meraj, 21 vjeç.
Sipas policisë, në pranga ka rënë një i mitur, 17-vjeç me inixialet F.K.
Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, ku Meraj po stërvitej së bashku me shokun e tij, Kevin Gega, kur drejt tyre janë afruar një grup personash, të moshës 17 deri në 20-vjeç, të cilët mësohet se kanë pasur probleme me Gegën.



