• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
NIKOLIN GURAKUQI ME LIBËR TË RI/ “Te poezia dola pas humbjes së tim biri”
Home
Kulturë

NIKOLIN GURAKUQI ME LIBËR TË RI/ “Te poezia dola pas humbjes së tim biri”

29 March, 2019 k.autor Kulturë

Askush, askurrë nuk ka mundur me fjalë ta përshkruaj dhimbjen e një prindi për birin e ikur nga kjo jetë. E ndoshta nuk do të dijë askush dhe askurrë ta thotë me fjalë. Nikolin Gurakuqi po përpiqet, edhe pse e di se kaq nuk mjafton. Të gjitha lëmenjtë e artit ku ai operon nuk do të munden kurrë, veçse tanimë krijimi është kthyer në një qëllim për të nderuar kujtimin e birit të vdekur.

Gurakuqi, këngëtar, regjisor, skenograf, nuk e mendonte kurrë se jeta do ta përballte me një humbje aq të madhe. Do të duhej të kalonin gjashtë muaj që të gjente veten, që të rikthehej në botën e të gjallëve. E tanimë ndjen se po shërohet dhe një nga mjekimet më të mira ishte pikërisht poezia. Tashmë ka botuar vëllimin e katërt poetik “Nëse… A e di?!”, botim i shtëpisë botuese “Bota Shqiptare”. Janë poezi që flasin për njeriun, për raportin e tij me jetën dhe vdekjen; në raport me veten, me tjetrin, që mund të jetë shoqja e jetës, por edhe një bir; flasin për të përditshmen agresive, për natyrën e paqtë. “Mendja ime libertare” preferon ta quajë Gurakuqi këtë vëllim poezish, me të cilin ai nuk pretendon të vërë “dafinat” e poetit, por ta përdorë si melhem për shpirtin.

im si një artist të lidhur ngushtësisht me skenën operistike, si “dolët” ju te poezia?

Unë kam dalë në poezi mbas humbjes së djalit, kur u përballa me një rënie në humnerë që zgjati 6 muaj. E shihja që po bija e nuk po ndaloja. Çdo ditë shkoja poshtë e më poshtë. Por unë jam natyrë gjermanike, luftoj, nuk dorëzohem asnjëherë, edhe kur jam para pushkatimit, por kësaj here pavarësisht luftës sime, duket, është diçka përtej njeriut. Njeriu është qenie e limituar. Kur është mirë mendon se është triumfator, nuk vdes kurrë, është i përjetshëm, etj., vetëm kur pëson këtë shok e kupton se sa i vogël je në këtë gjithësi. Ka diçka që është hyjnore brenda njeriut që e komandon vetëm ai, rënien dhe ngritjen.

Një moment e kuptova që lufta ime duhet të ishte në sferën psikologjike. Vetëm atëherë ndaloi rënia e filloi ngjitja. Ishte shumë e ngadalshme dhe këtë ma dha vetëm një gjini arti, që quhet poezi. Ato muaj kam shkruar një poezi ku u thosha njerëzve mos u mjekoni me ilaçe farmacie se nuk ju bëjnë gjë, por mjekohuni me art, kulturë, durim, psikologji, por mbi të gjitha me një art të veçantë që quhet poezi. Poezinë e kam dashnore, nuk e lë asnjë moment, më ndjek, më do, e adhuroj dhe më adhuron. Kështu jemi në një relacion të përjetshëm, aq sa nuk ka ditë që nuk shkruaj.

Shkruani vetëm për vete…?

Poezia është një lëmë që njeh shumë arritje nga poetë shqiptarë, si dhe shumë amatorë. Unë kam pasur vetëm një synim: të mos matem me asnjeri, të mos e vë në diskutim Nikolinin si artist, si regjisor, të bëj vepra për tim bir, por nga libri në libër ta përmirësoj cilësinë e poezisë. Matja ka qenë vetëm me vetveten. Kontakti me poezinë e famshme botërore, me antologjitë e mëdha të poezisë. Leximi i përditshëm dhe përkthimi i tyre, ka ndikuar në rritjen e cilësisë dhe larmisë së temave që kam shkruar.

Dhe ky libër ka poezi sociale, filozofike, dashurie, për natyrën, për dashurinë prindërore. Poezia kërkon meditim dhe shumë prej poezive janë përshkruese nga udhëtimet që kam bërë në Kosovë, në Malësi, Bjeshkët e Namuna, kam shkruar për malet, magjinë e pishave… Do të ishte mëkat ta shpërfillje këtë botë për arrogancën e fitimit, që është e neveritshme. Shoqëria e sotshme është agresive, ku ligjin e bën vetëm shitblerja. Në këtë vëllim është mendja ime e lirë. Unë jam një “libertarist” i lindur dhe nuk lejoj askënd të më prekë dinjitetin. Nuk grindem, por mbaj qëndrimin tim dhe nuk ia ul kokën askujt.

Nuk gjetët dot prehje te muzika?

Pa dyshim që edhe ato më kanë ndihmuar. Unë u ktheva në opera pas 6 muajsh dhe vura në skenë “Toskën”. Në vitin 2012 duhet të vija në skenë operën “Skënderbeu”. Kur kishin kaluar vetëm 40 ditë nga humbja e tim biri, drejtori i atëhershëm, Zhani Ciko më thërret që të nis punën për operën, por nuk isha në gjendje shpirtërore për të punuar. Unë nuk dua që njerëzit të më shohin kur vuaj. I kërkova ca kohë. “Më lër të vuaj me veten time. Do vij vetë kur të jem gati”, i thashë. Ai nuk më kundërshtoi dhe kështu bëra. U largova për të pushuar jashtë shtetit, në Greqi dhe kur u ktheva isha njeri tjetër. U ktheva në punë në shtator dhe u thashë: jam gati të filloj punën. Prej vitit 2012 objektivi im është të bëj vepra për djalin, duke ia dedikuar atij. Shfaqje dhe libra. Kjo ishte arsyeja pse “Toskën” ia kushtova atij. Në aktin e parë, në pikturën e Kavaradosit, vendosa një M-Marsid, që korrespondonte dhe me nistoren e personazhit-Mario; dhe një 26 që është mosha e tim biri. Sigurisht që vetëm familjarët e mi e kuptuam. Këtë kam bërë edhe me vepra të tjera që kam bërë, si “Rigoleto”, “Dasma e Figaros”, “Orfeu e Euridiçe”, etj..

Çfarë ndodhi në Greqi?

Në Greqi ndodhi një katapultim i gjendjes sime nga dëshpërimi në normalitet. Greqia është tmerrësisht e bukur, ka një magji historike të paparë dhe çdo vend më rivokonte antikitetin. Edhe i shoqëruar nga njerëz të mi e miq grekë, ndodhi hapja ime shpirtërore. Atje u ngrita sërish në normalitet. Aty i thashë vetes: “të mos vajtoj për djalin, por të bëj vepra për të” dhe kam ngrënë veten me dhëmbë që të mos tregoj dhimbje, por forcë dhe t’u jap një mesazh njerëzve. Sot jeta humbet shumë lehtë, do të ketë edhe prindër të tjerë që do të humbin fëmijët, por nuk duhet të dorëzohen. Dhimbja është e tmerrshme, por me një mendim pozitiv dhe me luftë të përditshme, mund t’ia dalësh. Njeriu do të rrëzohet shumë herë në jetë, edhe mua më ka ndodhur, por jam ringritur për hir të familjes, të dinjitetit të saj dhe për hir të punës artistike që kam bërë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVERPOOL PËRMBYS SITUATËN/ Kalon në avantazh për firmën e francezin
Previous article SITUATA POLITIKE/ Paralajmërimi i guvernatorit Sejko: Do prekë ekonominë

k.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT