Ndërtimi i sallës së koncerteve në shkollën artistike “Jordan Misja” në Tiranë, është cilësuar si një premtim i mbajtur nga ana e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Veliaj ka publikuar disa foto nga ambientet e reja të kësaj shkolle, e cila ka përfunduar rikonstruksionin në vitin 2018.
“Nuk është render, ka mbaruar!”
“Shkolla artistike ‘Jordan Misja’ përfundoi vjet riskostruksionin e saj, Kryeministri Edi Rama u premtoi mësuesve dhe nxënësve se bashkia Tiranë do ndërtonte një sallë model koncertesh në kohë rekord, që Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu i të ardhmes ta kenë skenën e tyre të parë aty”, tha Veliaj.





