• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“A do të ndiqnit penalisht një ministër”/ Kandidati për Kryeprokuror: Unë jo, por…
Home
Shqipëri

“A do të ndiqnit penalisht një ministër”/ Kandidati për Kryeprokuror: Unë jo, por…

14 December, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Maxhoranca në Komisionin e Ligjeve ka zhvilluar dje pa praninë e opozitës seancën dëgjimore me 7 kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Deputetët e PD-së dhe LSI-së bënë të ditur se nuk do të merrnin pjesë në seancën dëgjimore, ndërkohë që në mbledhjen e djeshme mori pjesë dhe deputeti i PSD-së, Tom Doshi.

Kandidati Arqile Koça nuk pranoi të jepte komente për punën e paraardhësve, duke e gjykuar si joetike. “Panorama” zbardh debatin pyetje-pergjigje ne komision.

Adnor Shameti: Ju në CV-në tuaj nuk keni bërë Shkollën e Magjistraturës? Ndërkohë, Doktoraturën e keni në proces. Nga pikëpamja formale ligjore legjitimoheni për ta bërë këtë kërkesë për t’u caktuar si Prokuror i Përgjithshëm i Përkohshëm, apo jo?

Arqile Koça: Qysh nga viti 2003 unë, në cilësinë e pedagogut në Shkollën e Magjistraturës, kam dhënë mësim në cilësinë e bashkëpunëtorit të jashtëm, dhe me Shkollën e Magjistraturës kam udhëhequr temat e studentëve të Magjistraturës, por në këtë cilësi kam bërë oponencë të temave të tyre. Jam zgjedhur nga bordi i Shkollës së Magjistraturës për t’u dhënë trajnime prokurorëve dhe gjyqtarëve, midis të cilëve ka pasur prokurorë dhe gjyqtarë që kanë mbaruar Shkollën e Magjistraturës. Formimi im akademik nuk është më i vogël, por më i madh sesa formimi i një studenti që ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës. Nëse e shohim në këtë thelb, unë them se e plotësoj këtë kërkesë.

Bledi Çuçi: Në qoftë se do të caktoheshit në rolin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm në bazë të legjislacionit në fuqi, a do keni autoritet mbi dosjet që administrohen nga prokurorët e tjerë?

Arqile Koça: Përgjigjja është e thjeshtë, jo.

Bledi Çuçi: A do të legjitimoheshit të ndiqnit penalisht një ministër apo një deputet?

Arqile Koça: Unë vetë jo, por do të nxisja këdo nga kolegët e mi që ka kompetencë për ta bërë këtë. Unë vetë nuk kam shanse.

Bledi Çuçi: Keni krijuar miqësi me ndonjë politikan apo anëtar të forcave politike? Nëse po, kur ka qenë hera e fundit që keni ngrënë ndonjë darkë? Keni pasur raste ndërhyrjeje në karrierë?

Arqile Koça: Gjatë karrierës sime 28-vjeçare, nuk kam ngrënë asnjëherë ndonjë dreke më ndonjë politikan. Ndërhyrja bëhet në forma dhe mënyra të ndryshme. Unë kam pasur çështje të rëndësishme, siç ka qenë vrasja e deputetit Azem Hajdari apo çështja e Gërdecit. Nuk mund të them që ka ardhur një politikan dhe të më ketë kapur prej xhakete dhe të më thotë bëj këtë apo bëj atë. Nuk kam pasur ndërhyrje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 50 mijë lek kundrejt seksit/ Zbulohet baza e prostitucionit në Durrës. Ja nga kush drejtohej (EMRI)
Previous article “LSI, partia e Kelmend Balilit”, Braçe nxjerr kontratat që implikojnë Edmond Panaritin

Redaktor2

Postime të ngjashme

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore Politikë

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT