• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Goditje” ndaj lokaleve të natës në Tiranë
Home
Sociale

“Goditje” ndaj lokaleve të natës në Tiranë

24 October, 2017 Ina.Autor Sociale

Fazës së tretë të aksionit anti informalitet nuk u kanë shpëtuar as lokalet e natës, për të cilat kanë nisur kontrollet në terren.

Vetëm gjatë mbrëmjes së të shtunës, mësohet se strukturat e hetimit tatimor kanë ushtruar kontrolle pranë 10 tatimpaguesve që ushtrojnë aktivitetin gjatë natës. Nga verifikimet ka rezultuar se të gjithë këto subjekte kanë patur shkelje, ndërsa për një prej lokaleve është marrë edhe masa e mbylljes së aktivitetit.

Ndër shkeljet e këtyre bizneseve përfshihet mosmbajtja në gjendje pune e pajisjes fiskale, moslëshimi i kuponit tatimor dhe mosdeklarimi i punonjësve.

Lokalet e natës duket se janë kështu një nga sektorët e bizneseve me më shumë rrezik informaliteti, duke marrë shtysë edhe nga orët e vona të zhvillimit të veprimtarisë.

Ndërkohë, nga strukturat e hetimit janë kryer 7720 verifikime në të gjithë vendin, ku janë penalizuar 1720 tatimpagues dhe është marrë masë për mbylljen e aktiviteti për 250 biznese.

Në fazën e tretë të këtij aksioni, duket se përveç biznesit të madh e kuponave do t’i jepet vëmendje e veçantë edhe deklarimit të punonjësve, si dhe pagave të tyre reale. Vetëm në tre javët e para kanë hyrë në skemën e kontributeve 547 punonjës të padeklaruar.
/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA/ Ermira Mehmeti shperthen: Partia ime, BDI e Ali Ahmetit, pjese e komplotit kunder meje
Previous article Mbappe: Nuk dua të jem 'kopja' e askujt

Ina.Autor

Postime të ngjashme

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës Aktualitet

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë! Aktualitet

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT