Ermira Mehmeti, tre here deputete e Bashkimit Demokratik per Integrim te Ali Ahmetit, ka folur per here te pare per prapaskenen e asaj qe eshte cilesuar si skandal seksual i saj pas berjes publike te nje bisede telefonike qe u tha se ishte mes saj dhe ish zv. Kryeministrit te asaj kohe te qeverise se Maqedonise, Musa Xhaferri. “Partia ime BDI ka qeene pjese e komplotit kunder meje, per te me nxjerre nga politika, ne kulmin e karrieres sime”,- deklaroi ajo ne emisionin “Rudina” ne TV Klan. Ajo tha se i eshte rikthyer jetes se saj normale, duke hapur nje zyre ne profesionin e saj ne Shkup, kryeqytetin e Maqedonise, duke zhvilluar edhe studimet per Doktorature per jurispundence ne Tirane. Ajo tha se e ka hetuar vete privatisht ceshtjen e aferes se pergjimit te saj qe ajo pretndon se eshte teresisht e montuar, duke deklaruar gjithashtu se e njeh edhe vajzen apo gruan e cila ka imituar zerin e saj, duke poseduar edhe emrin e mbiemrin e saj, por pa preferuar ta beje publike. Ajo tha se prapa skenarit kunder saj, kane qene njerez te fuqishem me shume pushtet ende sot, te lidhur me boten e nedheshme e te erret te krimit. Kjo qe nje goditje jo thjeshte kunder meje personalisht, por edhe kunder zeri te grave shqiptare ne jeten shoqerore dhe ne politiken e nje vendi, ku bashkejetesa mes maqedonasve dhe shqiptareve ka qene shume e veshtire dhe ende me shume probleme. Deklaratat e saj te bujshme sot, me siguri qe do kene efektin e tyre ne mediat dhe politiken sidomos shqiptare ne Maqedoni.