• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULOHET DOKUMENTI I SHISH/ Si u bë Konsull Nderi mashtruesi indian i një miliard dollarëve
Home
Breaking News

ZBULOHET DOKUMENTI I SHISH/ Si u bë Konsull Nderi mashtruesi indian i një miliard dollarëve

25 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Thellohet më tej skandali i dhënies së shtetësisë shqiptare për dy vëllezërit indianë që janë shpallur në kerkim ndërkombëtar për mashtrim financiar. News24 zbardh letërkëmbimet mes Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Ministrisë së Jashtme për dhënien e pëlqimit që njëri nga dy vëllezërit, Nitin Sandesara të bëhej konsull nderi i Shqipërisë në Nigeri.

“Në përgjigje të shkresës suaj numër 177437 datë 13 nëntor 2018, pas verifikimeve të kryera ju bëjmë me dije se Shërbimi Informativ Shtetëror është i mendimit që të jepet pëlqimi për emërimin e Z.Nitin Sandesara, konsull nderi i vendit tone në Nigeri”

Në shkresën që SHISH i ka dërguar Ministrisë së Jashtme, nuk konstatohet asnjë problematikë në verifikimin e Nitin Sandesara, i cili kishte mashtruar bankat shtetërore indiane. Krahas kësaj, mësohet se shtetasi indian, i cili kishte marrë edhe shtetësine shqiptare, nuk u pajis nga Ministria e Jashtme me pasaportë diplomatike.

Ministria e Jashtme, nga ana e saj kishte marrë një kërkesë nga Ministria e Jashtme e Nigerisë e cila kerkonte që Nitin Sandesara të behej konsull nderi.

“Kam kënaqësinë t’ju prezantoj z. Nitin Sandesara, i cili ka treguar interes për të shërbyer si Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Nigeri. Kjo kërkesë bazohet në përpjekjet e tij për të zgjeruar miqësinë misids dy shteteve, veçanërisht mbi nevojën për të siguruar rritjen e invetimeve dhe tregtisë misida dy vendeve nëpërmjet zyrës së konsullit të nderit në Abuja. Z. Nitin Sandesara dhe bashkëinvestuesi z. Chetan Sandesara janë të përkushtuar ndaj performancës në sektorin e naftës dhe gazit. Në bazë të performancës së kompaisë së tyre, ajo është vlerësuar nga ish presidenti si një ndër 100 bizneset më të suksesshme në Nigeri në vitin 2014 madje në një shkresë të policisë së Nigerisë theksohet se shtetasi indian ishte i pastër.

Sipas mediave indiane, vëllezërit Nitin dhe Chetankumar Sandesara kanë marrë deri në 1 miliard dollarë Amerikane kredi nga bankat shtetërore, duke i zhdukur përmes një rrejti prej 300 kompanish offshore, të krijuara nga ata vetë. Për këtë skandal një gjykatë në Indi ka lëshuar urdhërarreste për ta. Por ndërsa ishin shpallur në kërkim në Indi, shtetasit indianë jetonin të qetë dhe madje kishin investuar në Shqipëri.

Në Shkurt të 2018 dy shtetas indian morën nënështetësinë shqiptare. Sipas institucionit të Presidencës i cili reagoi për këtë rast, ka qënë Ministria e Turizmit që ka bërë propozimin për dy shtetasit indianë, qe të merrnin nënshtetësinë shqiptare. News24 u interesua pranë Ministrisë së Turizmit në lidhje me këtë cështje, por kjo Ministri nuk kishte një përgjigje për procedurat dhe verifikimet që janë kryer për dy vëllezërit Sandesara.

Pak ditë më parë, policia prangosi shtetasin indian Hitesh Patel, i cili rezulton se është kunati i vëllezërve Sandesara, i përfshirë gjithashtu në skandalin e mashtrimit financiar në Indi. Pritet që brenda këtyre ditëve autoritetet indiane të sjellin në Tiranë kërkesën për ekstradimin e tij nga Shqipëria. Ndërkohë nga policia shqiptare nuk ka asnjë të dhënë nëse dy vëllezërit Sandesara jane ende në Shqiperi apo janë larguar pas publikimit të skandalit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËMË BABA TË TË NGJAJ/ Arbori është rritur dhe është kopja identike e Vin Velit
Previous article Me vetullat e holla dhe flokët e shkurtër bjond, si dukej Jonida Maliqi 11 vite më parë

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë Aktualitet

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias Aktualitet

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT