Tronditet Elbasani. Vritet me armë zjarri avokati i fisit Çapja, Ravik Gurra. Ai është ekzekutuar me armë zjarri në qendër të qytetit të Elbasanit në një lokal. 50 vjeç ishte ulur në ambientet e jashtme të lokalit, kur është qëlluar me armë zjarri pistoletë silenciator tre jetë.
Gurra ka humbur jetën në vend nga të shtënat, pavarësisht ndihmës së parë nga personat që ndodheshin në vendin e ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 minuta rreth 40 metra larg kalasë në qendër të qytetit. Report Tv siguron pamjet nga lokali ku është ekzekutuar avokati, teksa trupi i tij është i shtrirë poshtë tavolinës.
Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të shkuar në gjurmët e autorëve. Ravik Gurra është një avokat i njohur, pasi ishte mbrojtës në cështjet ligjore të fisit Çapja dhe avokat i dytë në dosjen e Emiljano Shullazit.
Gazetari i Report Tv Aldo Kozarja raporton se në momentin që avokati Ravik Gurra është ekzekutuar me armë zjarri në lokal, dyshohet se ka qenë i ulur në tavolinë me një përfaqësues i Avokatit të Populli



