Rehabilitimi i infrastrukturës rrugore në njësitë administrative dhe në lagjet e brendshme të qytetit të Beratit po vijon me ritme të larta. Bashkia e Beratit, përmes kontraktorëve të saj, aktualisht po investon në njësinë administrative Otllak.
Aktualisht punime po kryhen në dy segmente rrugore në fshatin Lapardha 1 dhe Lapardha 2, segmente të vështira rrugore, që synojnë të përmirësojnë infrastrukturën rrugore në njësinë përkatëse. Po ashtu, në fillim të muajit prill do të fillojnë punimet për kanalizimin e ujërave të zeza, duke adresuar një shqetësim të banorëve të atij komuniteti.


