• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ISH-DEPUTETI BASHA THIRRET NË PROKURORI/ Hetim i trefishtë për pagesat ndaj lobuesve në SHBA
Home
Politikë

ISH-DEPUTETI BASHA THIRRET NË PROKURORI/ Hetim i trefishtë për pagesat ndaj lobuesve në SHBA

19 March, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Ardhja e dy letërporosive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Skocia ka riaktivizuar hetimet për dosjen e lobimit, nga ku PD ka paguar 525.000 dollarë, ndërsa kompania “Biniatta Trade” 150.000 dollar.

Burime nga Prokuroria e Tiranës i thanë Top Channel se, më 21 mars do të merret në pyetje për herë të parë në këtë hetim, kreu i demokratëve Lulzim Basha, për llogari të hetimeve që po ndërmerren në Shqipëri.

Do të rimerret në pyetje ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, të cilit i ka mbërritur një fletëthirrje për t’u paraqitur në Prokurori, edhe ai më 21 mars.

Po në të njëjtën datë do të ripyetet nga prokurori Gjergj Tako edhe financieri i kësaj force politike, Ilir Dervishi. Ndërsa Sekretari aktual i PD-së, Gazment Bardhi është ftuar të njihet me aktet e kësaj dosjeje, po më 21 mars.

Prokurorët shqiptarë shpresonin që në letërporosinë e ardhur nga Amerika të ishte edhe dëshmia e lobistit të PD-së, Nick Muzin.

Por, burime nga kjo prokurori thonë se, pala amerikane ka sqaruar në letërporosi se, për aq kohë sa Nick Muzin është nën betim, dëshmia e tij nuk mund të dërgohet.

Nick Muzin është nën hetim nga FBI-ja, jo vetëm për vonesën e deklarimit në Departamentin amerikan të Drejtësisë, të shumës prej 150.000 dollarësh, paguar nga kompania “Biniatta Trade”, por më kryesorja, nëse me të vërtetë këto parà janë përdorur për lobim për PD-në, apo për qëllime të tjera.

Edhe në Skoci ka një hetim për pastrim parash, pasi kompania “Biniatta Trade” e ka selinë atje.

Ndërsa nga letërporosia e ardhur nga Skocia, prokurorët shqiptarë kanë përftuar të dhëna të reja dhe të panjohura më parë, se kush janë pronarët e vërtetë të “Biniatta Trade”, përveç dy shtetasve rusë, Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev, që sipas hulumtimit të “Mother Jones” zotërojnë 75 për qind të aksioneve të “Biniatta Trade”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA THETHI DERI TEK.../ Faqja e njohur britanike: Ja udhëtimet mahnitëse në Shqipëri
Previous article SHERRI KESSIE-BIGLIA NË DERBI/ Ja shpërthimi i Leonardos në dhomat e zhveshjes me ekipin

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Ushtaraku ishte fqinj me vëllezërit Islamaj, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Zall-Herr Aktualitet

DETAJET/ Ushtaraku ishte fqinj me vëllezërit Islamaj, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Zall-Herr

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve Politikë

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve

KRIM I RËNDË NË ZALL-HERR/ Vriten me armë dy vëllezër, prangoset autori (EMRAT) Aktualitet

KRIM I RËNDË NË ZALL-HERR/ Vriten me armë dy vëllezër, prangoset autori (EMRAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT