• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PJESË E GRUPIT KRIMINAL TË KULTIVIMIT TË DROGËS/ Arrestohet polici i Vlorës Renaldo Avdulaj
Home
Breaking News

PJESË E GRUPIT KRIMINAL TË KULTIVIMIT TË DROGËS/ Arrestohet polici i Vlorës Renaldo Avdulaj

18 March, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Arrestohet punonjësi i Policisë në Vlorë, Renaldo Avdulaj, i cili ishte shpalllur në kërkim prej 1 tetorit 2016, për veprat penale të kultivimit të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal. Ndaj 38-vjeçarit, Gjykata për Krime të Rënda kishte caktuar në mungesë masën e sigurimit personal ‘arrest me burg’

Prokuroria ka cuar në gjykatë dosjen hetimore për tetë persona, që i akuzon si pjesë të një grupi të strukturuar kriminal, të cilët ushtronin aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të lëndës narkotike kanabis sativa në fshatrat Vezhdanisht-Treblovë, në Vlorë.

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, në këtë zonë Policia e Shtetit zbuloi një sasi shumë të madhe lënde narkotike, të shpërndarë në parcela, si edhe në proces tharjeje.
Në krye të grupit të strukturuar kriminal qëndronte Taulant Haxhiraj, i cili, bashkëpunonte ngushtë me punonjësin e Policisë, Renaldo Avdulaj, si edhe me disa persona të tjerë. Këta të fundit kishin për detyrë marrjen e masave konkrete për kultivimin, magazinimin dhe më tej, shpërndarjen e lëndës narkotike.

Një grup personash, gjatë muajve Prill dhe Maj të 2016-ës, pasi kanë siguruar me parë sipërfaqe toke, në pyll, kullota, tokë në pronësi shtet ose në pronësi dhe posedim të personave privat, që ndodhet në territorin e zonës Administrative Vlorë, kanë filluar kultivimin e sasirave të mëdha të bimëve narkotike të llojit canabis sattiva.

Në vijim të hetimeve, forcat e Policisë kanë ndërhyrë, duke realizuar arrestimin e 11 personave, por pa mundur të vë në pranga Renaldo Avdulin.

Akuzat për veprat penale “Kultivimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal”, “Kryerjes së veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”:
1. Taulant Haxhiraj
2. Renaldo Avdyli
3. Shkëlqim Koçiaj
4. Xhovalin Baço
5. Reshat Radhima
6. Marjus Bajrami

– Për kryerjen e veprës penale “Moskallëzim krimi”, akuzohen:
7. Klajdis Imeri
8. Anis Pajo

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË IKU TRURI NGA MENDIMI QË MUND TË KISHE GOCËN TË MANGËT"/ Emanuela Peploka revoltohet me Xhensila Myrtezajn
Previous article FESTON SOT DITËLINDJEN/ Getoari i bën të vëllait urimin e veçantë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë! Aktualitet

NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë!

E PËSON KEQ/ Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

"SHQIPËRIA OFRON MBËSHTETJE SHTESË..."/ Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen Aktualitet

"SHQIPËRIA OFRON MBËSHTETJE SHTESË..."/ Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT