Monika Kryemadhi thotë pas protestës se opozita tashmë do të udhëheqë dhe do të qeverisë zemërimin dhe indinjatën e qytetarëve.
Në një deklaratë për median nga selia e LSI, Kryemadhi tha se populli e ka marë vendimin për të mos u qeverisur më nga Rama.
Më tej ajo u shpreh se tubimi i sotëm i dha një shuplakë kryeminsitrit Rama, ndërsa shtoi se loja tani sapo ka filluar.
““Populli ka marrë vendimin për refuzimin e Edi Ramës. Opozita do ta udhëheqë atë në çdo orë dhe çdo ditë, zemëratën e qytetarëve kundër narkoshtetit ët Ramës.
Rruga jonë nuk ka më kthim pas, ne do të qeverisim zemërimin e popullit shqiptar për të përmbushur një akt patriotik, antarësimin e Shqipërisë në BE. Qytetarët do të largojnë pengesën e vetme për ëndrrën e tyre Europiane, kjo pengesë ka emrin e Edi Ramës.
Rruga e vetme që ka Shqipëri është integrimi në BE sepse e vetmja gjë që shpëton Shqipërinë nga kapja e krimit, i largimit të grabitësve është integrimi Europian dhe për të arritur këtë duhet të iki një orë e më parë njeriu që e mban peng, Edi Rama.
Sot ai mori një shuplakë, loja tashmë do hy prej vërteti. Loja ka filluar të luhet fort sepse ka vetëm një rrugë për të kthyer Shqipërinë në familjen e shtëpive të tyre”,– tha Kryemadhi.


