Ambasadori amerikan në Britani, Woody Johnson ka treguar ambasadën me vlerë 750 milion, ndërtesa e cila ndodhet në jug të Londrës.
Struktura e ndërtesës mendohet të jetë një nga ambasadat më të shtrenjta në botë dhe me një nivel të lartë të sistemit të sigurisë.
Ndërtesa e ambasadës pritet të inagurohet zyrtarisht në shkurt, gjatë vizitës që presidenti Donald Trump ka planifikuar të bëjë në Britani.
Ambasada, e cila duket si muze arti, është zbuluar sot pikerisht nga ambasadori Johnson që thotë së vetë shifra e 750 milionëve është një sinjal për botën dhe tregon lidhjen special midis Britanisë dhe Amerikës, që sipas tij, është lidhja më e fortë.
Përgatiti: AlpeNews.al














