Shumica deklaron se opozita proteston për pushtet në tavolinë, ndërsa qeveria do të vijojë punën e qetë deri në ditën e fundit të mandatit në vitin 2021. Rama në foltoren e Kuvendit, por edhe deputetët e tjerë të shumicës i cilësojnë si ëndrra me sy hapur kërkesat dhe kërcënimet e opozitës.
Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ironizon thirrjen e Bashës për popullit që të vijë në datë 16 mars para Kryeministrisë për të rrëzuar Ramën nga pushteti. “Ky tullumbaci i fryre Lul Basha eshte figure shume groteske kur rreket te motivoje militantet se me 16 do e fshije qeverine ! Mos u lodh me ba rrugen kot, se as me 16-te te shekullit tjeter me protesta militantesh nuk bie qeveria ! Viagrimi i Lulit vetem sa i jep ze cjerres duke pare endrra me sy hapur se do perfundoje qyl ne zyren e Kryeministrit ! Tek e fundit… endrrat pa lek jane…! Lere pastaj kur qesh kot si kinez i lumtur…haha” shkruan ai.


