• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKSA 100%/ Vuçiçi do të njohë Kosovën? Jo, thjesht, keqintepretim i intervistës
Home
Rajon

TAKSA 100%/ Vuçiçi do të njohë Kosovën? Jo, thjesht, keqintepretim i intervistës

5 March, 2019 F.autor Rajon

Në versionin e parë të intervistës së botuar të hënën në pasditen e vonë (04.03.), të cilin e shpërndau edhe agjencia e lajmeve serbe, Beta dhe agjencia franceze, AFP, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç aludonte me gjasë për njohjen e Kosovës. Intervista shkaktoi reagime të forta në Serbi dhe jashtë vendit. “Ne duhet fillimisht të gjejmë një kompromis, ne nuk mund ta njohim Kosovën pa marrë asgjë nga ana tjetër”, citohet  me gjasë presidenti serb.

Por rreth dy orë më vonë, ANSA publikoi një korrigjim të intervistës, në të cilin ishte fshirë fjalia e presidentit serb për njohjen e Kosovës. Ndërkohë që agjencia Beta menjëherë e bëri korrigjimin e raportimit të saj, AFP vazhdoi me versionin e parë të intervistës në disa gjuhë, versione që u morën nga mediat në Gjermani dhe Francë. Të martën në mëngjes AFP publikoi variantin e korrigjuar.

Problem interpretimi

Sipas gazetarit Franco Quintano, korrespondent i ANSA-s në Beograd, i cili e intervistoi Vuçiçin, korrigjimi erdhi si pasojë e një keqinterpretimi. “Në marrëveshje me presidencën serbe, ne publikuam një korrigjim të versionit të parë të intervistës”, i tha Quintano Deutsche Welles. “Versioni i parë nuk ishte ai i duhuri. Ishte një problem i interpretimit, e mund të ndodhë me intervistat në gjuhë të ndryshme”, theksoi Quintano.

Në versionin e korrigjuar të intervistës, Vuçiç citohet të ketë thënë se “nëse nuk arrihet një kompromis me Kosovën, kjo do të ishte një katastrofë.” Vuçiçi përsëriti kushtin që Serbia të vazhdojë dialogun me Kosovën, heqjen e taksës 100% të vendosur nga Kosova për mallrat serbe. “Megjithëse duket e vështirë e nganjëherë edhe e pamundur, ne jemi të detyruar të gjejmë një kompromis, unë jam i sigurtë, se me ndihmën e miqve europianë dhe me mbështetjen e Rusisë, Amerikës, Kinës e vendeve të tjera ne mund ta gjejmë një zgjidhje.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOKUMENTI/ Morën mandatin e deputetit, ja detyrat që iu caktuan 4 “tradhtarëve” të LSI-së
Previous article "16 MARS RRËZOJMË RAMËN"/ Ndreu: Basha, tullumbac i fryrë, si kinez i lumtur

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT