• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ÇAMËT KRIMINELË”/ DIU i përgjigjet presidentit grek: Ky është shekulli i shqiptarëve
Home
Politikë

“ÇAMËT KRIMINELË”/ DIU i përgjigjet presidentit grek: Ky është shekulli i shqiptarëve

25 February, 2019 F.autor Politikë

Pas deklaratës së Presidentit të Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, i cili tha dje se Shqipëria duhet të heqë dorë nga kërkesat për pronat e çamëve dhe të respektojë të drejtat e minoritetit në jug, ndërsa i cilësoi ccamët si “kriminele”, ka reaguar PDIU-ja.

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet i ka cilësuar deklaratat e Pavlopoulos si deklarata të përsëritura të një njeri që, sipas tyre për shkak të moshës dhe pozicionit duhet të ishte më i matur nga politika greke. Në reagim thuhet më tej se çështja çame nuk është “monedhë shkëmbimi”.

“Pavlopulos, me këtë deklaratë arrogante tenton të futet e të ndikojë në politikën zgjedhore greke. Çështja çame nuk është monedhë shkëmbimi, ku ndërsa bëhen varrezat e ushtarëve grek, marrëveshja për toponimet dhe ligji për minoritetet, ku e nxorën Shqipërinë me 9 minoritete dhe në shkëmbim nuk morën as ligjin e luftës, aq shumë të trumbetuar, nga e cila fillon dhe zgjidhja e çështjes çame, por morën vetëm vulën apostile”, thuhet në reagimin e PDIU.

Reagim i PDIU:

Deklarata të përsëritura të një njeriu që për shkak të moshës dhe pozicjonit duhet të ishte më i matur nga politika greke. Po na shfaqet së bashku me Agimin e Artë si një minishencë e qarqeve nacionaliste dhe pasardhës i Napolon Zervës. Presidenti grek qëllimisht ngatërron pjesën më të tërën dhe rolet në histori.

Së pari duhet ti kujtojmë Presidentit Grek se atë deklaratë po e bën në një tokë shqiptare, në Konicë dhe i referohet pikërisht vitit të mbrapshtë 1913, ku trupat greke pushtuan Çamërinë, Follorinë e Kosturin. Arritën deri në Hormovë dhe më pas bënë masakrën e Panaritit.

Sigurisht që është për të ardhur keq që Pavlopulos po shfaqet si përfaqësus i shekullit të kaluar, ku shqiptarët nëpërkëmbeshin, por ky nuk është shekulli i tij, por i shqiptarëve.Sigurisht ai mund të flasë me nostalgji për një epokë të kaluar që nuk kthehet më.

Presidenti grek është përfaqësuesi më tipik i hipokrizisë dhe i standarteve të  dyfishta të një shteti shovinist me shqiptarët. Kur ndërsa flet për të drejtën evropiane, vendi i tij është i vetmi vend në botë që nuk njeh asnjë minoritet dhe nuk ka nënshkruar as Konvetën e Këshillit të Evropës për të drejtat e minoriteteve.

Nuk është hera e parë që ky pinjoll dhe trashgimtar i Napolon Zervës bën deklarata të tilla, të papërgjegjshme për çështjen çame. Ai para disa kohësh bënte deklarata arrogante dhe kërcënuese për çështjen çame dhe shqiptarët, nga Paramithia. Pikërisht në vendin ku filloi Masakra e Genocidi Etnik mbi shqiptarët e Çamërisë. Ku u shfarrosën 20% e popullsisë dhe u larguan me dhunë 90% e shqiptarëve të Çamërisë nga krimineli Napolon Zerva, njeriut që Greqia i ka bërë monument në Gumenic.

Sigurisht që Presidenti Grek do të donte që të ishin shfarrosur të gjithë shqiptarët e Çamërisë. Acarimi i tij është dëshmi që e vërteta djeg. Pavlopulos e di që është çëshjte kohe që e vërteta do të triumfojë dhe e drejta do të realizohet.

Shqiptarët e Çamërisë janë krenar që iu bashkuan me 10 mijë partizanë forca të Ellas, me batalionin “Ali Demi” në Çamëri dhe batalionin “Çamëria” në Shqipëri.

Pavlopulos, ka ikur koha kur e coptuat Shqipërinë dhe masakruat Çamërinë.

Ky është shekulli i shqiptarëve dhe Çamëria ka zot.

Është çështje kohe që e drejta të triumfojë. Siç kapërdinë dhe pranuan Marrëveshjen e Prespës pas 20 vitesh, ashtu dhe herët ose vonë do të pranojnë zbatimin e vlerave europiane për liritë e të drejtat e njeriut dhe ato pronësore për shqiptarët e Çamërisë.

Gjithsesi Pavlopulos, me këtë deklaratë arogante tenton të futet e të ndikojë në politikën zgjedhore greke.

Çështja çame nuk është monedhë shkëmbimi, ku ndërsa bëhen varrezat e ushtarëve grek, marrëveshja për toponimet dhe ligji për minoritetet, ku e nxorrën Shqipërinë me 9 minoritete dhe në shkëmbim nuk morën as ligjin e luftës, aq shumë të trumbetuar, nga e cila fillon dhe zgjidhja e çëshjtes çame, por morën vetëm vulën apostile.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JO ME FEMRËN TIME" / Si e pësojnë të huajt kur ngacmojnë partneret e burrave shqiptarë (RASTET)
Previous article NË PRAG TË SFIDËS "COPPA ITALIA"/ Gattuso: Vijmë nga një moment i shkëlqyer por...

F.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT