• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI NË PARLAMENT/ Gruevski e Veljanovski, të dyshuar si organizator
Home
Rajon

SULMI NË PARLAMENT/ Gruevski e Veljanovski, të dyshuar si organizator

21 February, 2019 k.autor Rajon

Gjykata Penale e Shkupi i ka kërkuar Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, që t’i heqë imunitetin ish-kryeparlamentarit Trajko Veljanovski, i cili së bashku me katër ish- zyrtarë të tjerë dyshohen si organizatorët kryesorë të ngjarjeve të dhunshme para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, më 27 prill 2017.

Ish-ministrit të Arsimit, Spiro Ristovski, dhe atij të transportit, Mile Janakievski, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa në arrati mbetet ish- kryeministri Nikolla Gruevski, që ka fituar azil në Hungari dhe një ish-punonjës i policisë, që ndodhet në arrati në Greqi. Të gjithë këta persona po hetohen për veprën e rëndë penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”.

Kuvend

Ata, sipas Prokurorisë, në forma të ndryshme kanë bashkëvepruar në realizimin e skenarit për ngjarjet e dhunshme në Kuvend, ndërsa si më kryesori në këtë akt paraqet ish-kryeministrin Gruevski.

“Procedura parahetimore vazhdon në drejtim të zbulimit të organizatorëve të kësaj vepre penale. I dyshuari Nikolla Gruevski, në cilësinë e ish-kryetarit të partisë politike u ka bërë thirrje qytetarëve në protesta dhe së bashku me të akuzuarit e tjerë e kishin vendosur në dispozicion të protestuesve tërë strukturën partiake. Kemi mesazhe, për disa të tjera ende po punohet. Gjatë tërë kohës kishte komunikime mes qendrës dhe komitetet lokale duke ftuar anëtarësimin në protesta masive, ndërsa në ditën kritike, edhe për hyrjen në mënyrë masive në Kuvend”, ka deklaruar prokurorja Villma Ruskoska.

Ajo nuk ka dashur të japë detaje tjera me arsyetimin se mund të dëmtojnë procedurën hetimore, por ka theksuar se sikur të mos hapeshin dyert e Kuvendit ditën kritike, dhuna nuk do të mund të ndodhte.

Ndërkohë, në fjalët përmbyllëse për dhunën në Kuvend, në një proces tjetër gjyqësor që është në rrjedhë e sipër, disa nga të akuzuarit po ashtu për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”, kanë theksuar se dyert ishin hapur me urdhër të ish -kryeparlamentarit, Trajko Veljanovski, por ky i fundit i ka mohuar akuzat duke theksuar se pretendimet e tilla janë orkestruara nga pushteti aktual.

Me akuza të tilla ka dalë edhe lideri i opozitës, Hristijan Mickovski, duke akuzuar kryeministrin Zoran Zaev se paaftësinë e qeverisjes dhe dështimet, sipas tij, tenton t’i mbulojë me procese të montuara kundër zyrtarëve të opozitës.

“LSDM-ja e di se po humb besimin, andaj edhe tenton të fusë frikë, të demoralizojë VMRO DPMNE-në dhe qytetarët. Ata duan që të flitet vetëm për arrestime, paraburgime, e jo edhe për vaksinat që vrasin, për shëndetësi të rrënuar, për bujq të dëshpëruar, për ekonomi të shkatërruar, për varfërim të popullit… LSDM-ja është në rënie të lirë dhe janë të vetëdijshëm për disfatën që e pret, së pari në zgjedhjet presidenciale, e pastaj edhe në ato parlamentare”, ka deklaruar kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Por, nga LSDM-ja, përmes një komunikatë janë përgjigjur duke theksuar se “VMRO-ja vazhdon me të gjitha forcat t’i mbrojë kriminelët dhe krimin e Qeverisë së kaluar dhe dhunën në Kuvend më 27 prill”.

Nga dhuna në institucionin ligjvënës ishin lënduar shumë persona, ndërsa më së shumti e kishin pësuar, Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët dhe kryeministri Zoran Zaev, në atë kohë lider i opozitës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOMUNIKIMI LIVE/ Edi Rama: Jeta politike vazhdon, do bëjmë më shumë tani që ata ikën
Previous article E ARDHMJA NË CHAMPIONS/ Për herë të parë Messi dhe CR7 rrezikojnë çerekfinalet, ja statistikat

k.autor

Postime të ngjashme

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate! Rajon

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate!

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare Rajon

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT