Një nga rastet më të renda në vitet e fundit është ai I Kavajës ku një e mitur u përdhunua në grup nga 8 bashkëmoshatar të saj. Pa kaluar ende 1 javë nje tjetër skandal ndodh në Malësi të madhe ku efektivi I policisë dyshohet se I ka dërguar një tjetër të miture video me përmbajtje seksuale.
Në një intervistë ekskluzive për AlpeNews.al, psikologia Aurela Agalliu shprehet se Shqipëria haset me probleme madhore të kulturës seksuale. Ajo gjithashtu thekson se një psikolog e ka të pamundur ta bëjë rolin e tij nëse i duhet të mbulojë 5 shkolla njeherazi.
Intervista e plotë:
Mendoni se këto ngjarje ndikojnë në opinionin publik, apo thjesht sa e “trondisin” pak atë?
Raste te tilla jane nje deshmi e hidhur per nje kontekst si Shqiperia pasi kjo fakton nje problem madhor te kultures seksuale. Sipas meje, Shqiptaret dallojne per mungesen e lirise seksuale. Duke qene se seksi per shume kohe ka qene tabu ne vendin tone dhe vazhdon te mbetet e dhe sot, sidomos ne zonat rurale, njerzit ndrydhen ne ndjenjat e tyre lidhur me seksin dhe kjo sjell shfrenim te ekzagjeruar, pasojat e te cilave i gjejme sot ne rastet e abuzimeve tek te miturit apo te rinjt. Persa i perket ngjarjes se rende ne qytetin e Kavajes, e shoh si nje nga ato rastet ku prinderimi le per te deshiruar dhe rolet e prinderve jane te deformuara. Prinderit Shqiptare kujdesen per femijet e tyre ne pak dimensione te jetes, nderkohe qe zgjedhin te mos flasin asnjehere per kulturen apo zhvillmin seksual me femijen. Orjentimi ne kete sfere, duhet te filloj nga prinderit duke u shoqeruar me bazar arsimore, dy institucione shume te rendeshme ne zhvillimin e femijeve. Mungesa e komunikimit dhe mbyllja e tyre sjell pasoja emocionale te renda ne eksperiencat e para seksulate per ta. Shpesh kjo sjell renien ne viktim te nje abuzimi te mundshem. Ekziston nje barrierë e pathyeshme per hire te se vertetes ne kontekstin tone. Barrierë qe nuk thyhet lehte per shkak te mentalitetit dhe mendesise qe kane krijuar familjet shqiptare. Keto ngjarje sigurisht qe ndikojne ne opiononin publik, madje publikimi tyre mund te behet nje stimul ngacmues per shume te tjere dhe nxit interesin e te rinjve qe mund ta marrin si model ne eksplorimin e ndjesive. Ekspozimi i ketyre ngjarjeve bene te mundur edhe procesin e riviktimizimit, e ne kete rast rreziku rritet.
Abuzimi seksual me të mitur, është fenomen që vjen si pasojë e kulturave apo niveli I ulët I emancipimit social?
Ne jemi nje popull qe kemi probleme ne aspektin kultural, i cili eshte shoqeruar gjithmone me paragjykime ne zgjedhjet qe njerzit bejne apo ne sjelljet e tyre. Kjo eshte nje nga ato arsye madhore qe ngjarje te tilla fshihen per shume kohe, frika e etiketimit dhe paragjykimit. Nje kendveshtrim tjeter eshte i lidhur edhe me mungesen e besimit ne organet e drejtesise. Shoqeria jone, e ka humbur besimin ne konfidimin e ngjarjeve te tilla pasi faktori korrupsion i ka mbuluar keto ngjarje duke mos i ndihmuar viktimat. Nuk vlen te themi se jemi ne nje kontekst social ku njerzit mund te jetojne plotesisht te sigurt dhe ti konfidohen drejtesise apo organeve policore. Mos harroni se mjafton ti hedhim syte nga rastet e divorceve ku shume prejt paditesve te pajisur me urdher mbrojtje kane qene viktima te bashkeshorteve te tyre dhe mbrojtes se deshtuar.
Rasti I Kavajës. Përse ndodh në të tilla raste që të miturat vendosin ta mbajnë të fshehtë ngjarjen për muaj me radhë?
Mungesa e vemendjes dhe perkushtimit te prinderve ndaj femijeve eshte gjithashtu nje faktore tjeter I fshehjes se prblemeve me te cilat te rinjtë perballen. Ndjenjat jane te lexueshme permes reagimeve sjellore te cilat jane ekstremisht te ndryshme nga ato qe femijet shfaqin cdo dite. Pikerisht ne kete moment, prinderit duhet te nderhyjne permjes nje komunikimi te hapur dhe te kundesshem per te mesuarr rreth ngjarjeve jetesore te perjetuara.
A janë funksional psikologët në shkollat 9 vjeçare dhe gjimnazet dhe a kryejnë ato siç duhet detyren e tyre nëse nxënësja I paraqitet me këtë problem?
Roli i psikologut ne shkolla eshte shume i rendesishem por nese nje psikolog do te mbuloj 4-5 shkolla, kjo do te zbeh rolin e tij pasi nuk ekziston mundesia e perkushtimit maxsimal ne qellimin dhe funksionin qe nje psikolog ka. Eshte nje problem shqetesues ky fakt, pasi duhet rritur numri i psikologeve ne cdo institucionet e arsimit ne menyre qe femijet dhe te rinjt te kene mbeshtetjen dhe mundesin per te folur me psikogun ne rastet kur ata e ndjejne te nevojshem por edhe psikologet ne te njejten kohe do te mund te fokusohen me shume nese numri i nxenesve qe ata do te kene ne ngarkese do te jete optimal per te kryer me sukses punen dhe objektivat e detyrueshme te ketij profesioni vertet te nevojshem.
Në rastin e ndodhur në Malësi të madhe, ende nuk po gjendet denoncuesja. Kemi të bëjmë me një frikë për tu shfaqur hapur me idenë se qyteti do ti drejtojë gishtin?
Mund te themi se mund te jete ne trysni te nje presioni te mundshem i cili nuk mundeson njohjen me rastin. Mos harrojme se eshte pjese e nje zone nga ku kane lindur tabut dhe vazhdojne edhe sot gjykimet te jete tejet te renda. Me shqeteson fakti qe keto raste po publikohen. Ju lutem mundesoni konfidimin e ngjarjeve, kjo i demton individet qe jane viktim ne kete rast. Jepini mundesin qe policia ti trajtoje raste te tilla pa u publikuar ngjarja.
Çfarë pasojash sjell abuzimi seksual në moshë të vogël?
Abuzimi seksual ka pasoja te renda ne psikologjin e individit. Jane ngjarje traumatike te cilat lene gjurme te thella ne jeten e tyre dhe cenojne cilesin e jetes. Sigurisht qe mundesia per perjetimit te tyre ka nevoja imediate per trajtim.
Fajtori më I madh është komuniteti, shkolla apo vetë familja që në njëfarë menyre nuk e ka mbrojtur sa e si duhet fëmijën?
Fajtore jane te gjithe, duke filluar nga familja tek shkolla, tek organet e mbrojtjes, konteksti social dhe ai kukturor.
Megjithate bazat per mua mbeten ne familje, pasi bazat e edukimit fillojne aty.
E fundit, a mund ti parandalojmë ngjarje të tilla të renda?
Ngjarje te tilla mund te parandalohen nese prinderit zgjedhin te flasin me shume me femijet dhe te njohin me shume boten e tyre permes bashkepunimit me ta. Duhet te mos krijojne situata konfliktuale permes kundershtimit te vazhdueshem. Te rinjtë sot jane te gjendur perball nje shoqerie qe vrapon me hapa galopant drejt zhvillimit te teknologjise dhe deshires per eksperinca ne mosha me te reja, te ndikuar nga shume faktore kjo rrit me shume nevojat e perkushtimit, pranimit, orjentimit dhe bashkeveprimit me ta.
Përgatiti: AlpeNews.al