Taulant Balla komentoi pasditen e së premtes izolimin që i është bërë hyrjes së Kryeministrisë në prag të protestës së opozitës. I pyetur nëse mazhoranca i trembet një sulmi mbi godinën e Këshillit të Ministrave, Balla nuk e përjashtoi si mundësi, shkruan JavaNews.al
Ai tha se streha e ndërtuar në hyrjen e godinës është një vepër arti e një artizti të mirënjohur.
Për këtë, tha kreui Grupit PS, është menduar që të mbrohet nga një akt dhune i mundshëm.
“Mund të nisi Edi Paloka me bojë ose me gurë dhe të godasë një vepër arti. Kështuqë për t’i kursyer taksapaguesit shqiptarë që të shpenzojnë për dëmet, është marrë kjo masë paraprake” – tha Balla të premten.
Ai komentoi thirrjen e protestës teksa u shpreh se lidershipi i Partisë Demokratike është në një ‘hall të madh’.
“Opozita nuk e ka shumicën e popullit. Shqiptarët votuan 17 muaj më parë që opozita të jetë në pakicë. Populli mund ta bëjë dallimin kur protesta thirret për hallet e tyre, apo hallet e kryetarit të PD” – tha numri dy i Partisë Socialiste.


