Një grua u gjet e vrarë mëngjesin e sotëm pranë bregut të Liqenit të Sharrës, në periferi të Kombinatit në Tiranë. Lirie Xhepa 49 vjeçe, nënë e 4 djemve, (dy në Greqi, dhe dy në Shqipëri), u gjet e pajetë nga qytetarë të rastësishëm, pranë bregut të liqenit të Sharrës, të cilët më tej kanë njoftuar Policinë.
Viktima Lirie Xhepa dyshohet se është vrarë nga kunati i saj, Dashamir Xhepa. Ata thuhet se kishin një marrëdhënie intime dhe ajo i ka kërkuar të ndahen, por ai nuk ka pranuar.



